Politikë

King Smith takon Manjën: Të vendosur për transferimin e të burgosurve, luftë krimit të organizuar

King Smith ka deklaruar se të dy vendet do të punojnë për t’i dhënë fund krimit të organizuar dhe korrupsionit

E.K
King Smith takon Manjën: Të vendosur për transferimin e të
King Smith dhe Ulsi Manja

TIRANË- Ambasadori i Britanisë së Madhe, King-Smith ka pasur një takim me ministrin e drejtësisë Ulsi Manja, për të sjellë drejt Shqipërisë të dënuarit në Angli. Në një postim në rrjetet sociale, teksa ndaj një foto nga takimi, King Smith shprehet se të dyja palët janë të përkushtuara në zbatimin e marrëveshjes për transferimin e të burgosurve.

“Patëm një takim me ministrin Manja, ku diskutuam mbi hapat e ardhshëm për bashkëpunimin mes Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë. Ne mbetemi të përkushtuar për zbatimin e Marrëveshjes sonë të rëndësishme për transferimin e të burgosurve, duke mbështetur shërbimin e burgjeve dhe duke punuar së bashku në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, shkruan Smith në postimin e tij në X.

Të dielën e kaluar ka mbërritur në Shqipëri dhe i dënuari i parë nga Britania e Madhe që do të vazhdojë të shlyejë vitet e mbetura të burgimit në Shqipëri. Prej kohësh sistemi i burgjeve në Britaninë e Madhe ka shfaqur ngarkesë, dhe pas Shqipërisë, MB po tenton që të lidhë marrëveshje të ngjashme për transferimin e të dënuarve drejt Polonisë dhe Rumanisë.

Shqiptarët përbëjnë kombësinë më të madhe të të huajve të dënuar në Britaninë e Madhe, me 13%./ZËRI

Poll

MOS HUMB