Politikë

“Impianti nuk vihet në punë”/ Berisha në Vlorë: Kanë 12 vjet që derdhin ujërat e zeza në det

Ndërsa, shtoi se arsyeja pse kjo ndodh është pasi pushteti lokal nuk ka paguar faturat e energjisë, duke lënë për 12 vite impiantin pa punë.

I.F
“Impianti nuk vihet në punë”/ Berisha në Vlorë:
Sali Berisha

VLORË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha teksa prezantoi kandidatët për deputetë në qarkun e Vlorës denoncoi situatën e derdhjes së ujërave të zeza në det. Kryedemokrati u shpreh se impianti i ujërave të zeza, prej 12 vitesh nuk vihet në punë në këtë qytet. Ndërsa, shtoi se arsyeja pse kjo ndodh është pasi pushteti lokal nuk ka paguar faturat e energjisë, duke lënë për 12 vite impiantin pa punë.

“Çfarë ndodh në Vlorë? Pas 12 vitesh, për të treguar se çarë shpirti ka, 12 vite më parë ndërtuam impiantin e pastrimit të ujërave të zeza. 12 vite me radhë i derdhi në det dhe nuk funksionon impianti se nuk paguajnë energjinë elektrike. Këta janë hajdutë pa kurrfarë norme. 12 vite, çdo verë dhe pranverë e mbulojnë Vlorën me helme dhe tyme helmuese sepse vjedhin paratë e landfillit të Vlorës. Mafia e plehrave me në krye Edi Ramën shtriu tentakulat e tij në Vlorë. Miqtë e mi, kjo situatë merr fund. PD është e vendosur me aleancën e vet, sikundër paratë e buxhetit, paratë e taksave tuaja, t’ua ktheja para së gjithash dhe mbi të gjithash ju dhe vetëm ju, pasuritë publike t’ua kthejë ju në pasuritë tuaja dhe të mirëqenies tuaj.

Shikoni miq çfarë bëjnë. Janë 36 fshatra në Lumin e Vlorës dhe përreth dhe shkojnë tani t’ua marrin ujin, t’i kthejnë në shkretëtirë. Kurrë nuk do merret uji i tyre. Dhe unë paralajmëroj Edi Ramën, hiq dorë se në mënyrë absolute, 1 litër ujë prej tyre nuk do marrësh dot. Do të dërgosh ujë ti në Dhërmi, ja ku i ke, derdhen në det mijëra metër kub ujë i ëmbël i cilësisë së parë. Merre me pompa, mbushi pompat dhe dërgoji. Po si do ua marrësh ti 34 fshatrave ujin? A e kupton ti se uji është jeta e tyre. Pa ujë ata duhet të largohen. Merr fund kjo! Miqtë e mi, ky regjim është regjim i të keqes dhe ne do ndahemi me të më 11 maj!”, tha Berisha./ZËRI

Poll

MOS HUMB