
GREQI- Fredi Beleri, i zgjedhur eurodeputet në Parlamentin Europian nga Greqia, ka bërë një reagim publik në llogarinë e tij dhe thotë se kjo javë ka qenë e ngjeshur me takime. Ai mori leje nga burgu i Fierit të hënën dhe nesër duhet të kthehet përsëri në qeli. Beleri shkruan se do të respektojë lejen e dhënë nga Drejtoria e Burgjeve dhe nesër do të kthehet në qeli, sipas afateve, derisa dënimi të mbarojë përfundimisht pak muaj më vonë.
Postimi i plotë i Fredi Belerit:
Mbaroi nje jave plot takime dhe takime ne Strasburg dhe neser kthehem ne Burgjet e Fierit. Së shpejti, aventura ime do të mbarojë dhe do të jem në gjendje të kryej plotësisht detyrat që kam ndërmarrë. Çfarë janë këto?
Pjesëmarrja ime dhe aktiviteti parlamentar në Komisionet e Parlamentit Europian, në të cilin u emërova këto ditë si anëtar (REGI, PETI, LIBE, PECH). Për vitet e ardhshme, ne po përveshim mëngët për:
- zhvillimi rajonal dhe çështjet e pushtetit lokal, për të cilat kurrë nuk e fsheha dashurinë time të madhe;
- raportet e dorëzuara nga qytetarët dhe agjencitë në Parlamentin Evropian;
- liritë individuale që nuk u jepen shteteve anëtare, siç dëshmon rasti im; dhe
- çështjet e peshkimit brenda dhe jashtë kufijve evropianë.
Beleri la përkohësisht qelinë e burgut të Fierit ditën e hënë, ndërsa nuk u shoqërua për në Strasburg nga policia shqiptare. Lirimi i tij është justifikuar si një leje shpërblyese nga drejtoria e burgjeve, që më herët kishte refuzuar që Beleri të bënte betimin si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës. Beleri do të qëndrojë jashtë qelisë nga data 15 deri në 20 Korrik.
Beleri u dënua me vendim të Apelit me 2 vite burg për korrupsion zgjedhor, duke i pamundësuar atij ushtrimin e mandatit si kryebashkiak i zgjedhur në Himarë. Megjithatë pas përfundimit të dënimit, atë e pret një detyrë e rëndësishme siç është ajo e përfaqësimit të Greqisë në Parlamentin Europian, nga radhët e Partisë Demokracia e re. /ZËRI