Politikë

Jorida Tabaku i bashkohet protestës së opozitës

Tabaku shihet në protestë bashkë me ish-deputetin, Alfred Rrushaj.

f.t
Jorida Tabaku i bashkohet protestës së opozitës
Jorida Tabaku

TIRANË- Në protestën e sotme të opozitës është e pranishme edhe deputetja Jorida Tabaku. Deputetja deri tani nuk është pozicionuar qartë mes grupimeve Berisha-Bardhi-Basha.

Tabaku shihet në protestë bashkë me ish-deputetin, Alfred Rrushaj, i cili drejtonte grupin parlamentar të Partisë Demokratike në vitin 2021, kur edhe nisi përplasja brenda kësaj partie. Rrushaj nuk u deklarua me asnjë grup dhe preferoi të jepte dorëheqjen, duke u tërhequr nga politika aktive.


Sot, Partia Demokratike me në krye kryedemokratin Sali Berisha po zhvillojnë një protestë kombëtare që nisi në orën 17:30. Vetë Berisha do ta ndjekë nga ballkoni i shtëpisë ku dhe është lënë në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’, ndërsa kryeministri Edi Rama ndodhet në Turqi bashkë me shtatë ministra. Policia e Shtetit ka marrë masa, ka blinduar kryeministrinë dhe 1100 efektivë ndodhen në terren./ZËRI

Poll

MOS HUMB