Aktualitet

'Ka kryer korrupsion dhe shkelje'/ Banorët kallëzojnë në SPAK kryebashkiakun e Kamzës, Rakip Sulin

Kallëzimi është kryer nga banorët e Kamzës, të cilët e akuzojnë Sulin për disa shkelje dhe për korrupsion.

k.m.
'Ka kryer korrupsion dhe shkelje'/ Banorët kallëzojnë
Rakip Suli

KAMËZ- Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli është kallëzuar në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Kallëzimi është kryer nga banorët e Kamzës, të cilët e akuzojnë Sulin për disa shkelje dhe për korrupsion.

Avokatja Adriana Kalaja, e cila ishte e pranishme ditën e sotme përballë ambienteve të SPAK me banorët, tregoi për mediat detaje nga kallëzimi si dhe shkeljet që ata pretendojnë se ka bërë Suli.

Kalaja tha se në SPAK është paraqitur raporti i auditimit të KLSH për Kamzën.

Këshilltarët e opoizitës i kanë kërkuar këshillit një rregullore për të mësuar se si vepron ky institucion, por nuk ka pasur asnjë reagim. KLSH ka vërejtur disa vepra penale dhe raste korrupsioni nga Këshilli bashkiak i kaluar. Nuk bëhet i ditur se si funksionin Këshilli Bashkiak”, tha Kalaja.

Megjithatë deri më tani, pavarësisht kallëzimit të bërë, ende nuk ka një reagim zyrtar nga ana e Sulit lidhur me çështjen e tij. 

Poll

MOS HUMB