Politikë

Kathimerini: "Hijet" në kutitë e votimit të Himarës

Athina ka ngritur çështjen e respektimit të së drejtës evropiane nga ana e Tiranës.

k.m.
Kathimerini: "Hijet" në kutitë e votimit të
Edi Rama dhe Vangjel Tavo

GREQI- Fitorja e Vangjel Tavos, i zgjedhur nga kryeministri i Shqipërisë, me 58.62%/5022 vota, ndaj Petro Gjikurisë që grumbulloi 41.38% ose ndryshe 3545 vota, ishte mjaft e pritshme, pasi vetë Edi Rama i kishte dhënë 'ngjyrë' kësaj ndeshjeje politike duke e kthyer në një hakmarrjeje personale. Madje, ai vetë është shfaqur në fundjavë në Himarë, në krah të Tavos, për të bërë të qartë mesazhin e tij.

Pjesëtarët e pakicës etnike në zonë folën për deformim të popullatës të elektoratit dhe mohim të së drejtës kushtetuese për të votuar mijëra qytetarëve. Burime diplomatike në Athinë raportuan se: Ankesat e bëra nga anëtarët e pakicës etnike greke në Shqipëri në lidhje me kushtet e zgjedhjeve, veçanërisht në lidhje me skandencën e kartave të tyre të identitetit, ngrenë dyshime serioze për integritetin e procesit.

Çfarë do ndodhë më pas është ende e paqartë, por shumë në Athinë besojnë se, edhe pas lirimit të pashmangshëm të Fredi Belerit, Greqia duhet të mbajë një qëndrim parimor. Dhe kjo pavarësisht se vetë rrethanat detyrojnë një ndryshim të kursit diplomatik.

"2 shtator"

Në datën 2 shtator gjykata pritet të mblidhet për të gjykuar kërkesën për lirimin e Belerit nga burgu i Fierit, por mbetet për t'u parë sesi do të zhvillohet gjyqi. Eurodeputeti i "Neodemokracia" duhet të lirohet në fillim të tetorit pasi ka kryer dy të tretat e dënimit. Megjithatë mendohet se ka marrë leje edhe më herët për të marrë pjesë në mbledhjen e radhës së Parlamentit Europian. Sa i përket Himarës, pas rezultatit zgjedhor, Beleri u shpreh i hidhëruar.

"U vërtetua se është e vështirë për njerëzit e një vendi të vogël të merren me mekanizmat e një shteti të tërë, ku vetë kryeministri sundon dhe përçan me forcë”.

Marrë nga Kathimerini

Poll

MOS HUMB