Politikë

'Ke biznese'/ Ironi mes Dhimës e Baçit, demokrati: Jam i zoti!

Me ironi, ata kanë komentuar pasurinë e njëri-tjetrit.

k.m.
'Ke biznese'/ Ironi mes Dhimës e Baçit, demokrati: Jam i
Antoneta Dhima dhe Luan Baçi

TIRANË- Deputetët e Partisë Socialiste dhe Demokratike kanë ‘thumbuar’ njëri-tjetrin në Kuvendin e Shqipërisë. Debati ka ndodhur mes socialistes Antoneta Dhima dhe demokratit Luan Baçi. Me ironi, ata kanë komentuar pasurinë e njëri-tjetrit, por gjithsesi duket se debati mes deputetëve të Fierit është sheshuar menjëherë.

PJESË NGA BISEDA:

Antoneta Dhima: Njerëzit presin pensionet presin rritjet e rrogës. Presin mbështetje për ta

Luan Baçi: Ti Neta rrite rrogën për veten tënde, s'të erdhi turp fare, nuk e rrite për pensionistët. 

Antoneta Dhima: Do votojmë për çdo gjë që është në interes të qytetarëve.

Luan Baçi: Rrogën tënde rrite.

Antoneta Dhima: Po rrita dhe tënden.

Luan Baçi: Unë votova kundër se më erdhi turp që ta merrja atë rrogë

Antoneta Dhima: Ti çoje donacion për ndonjë...

Luan Baçi: Donacion është ai...

Antoneta Dhima: Po patjetër, ti ke biznese. Unë një shtëpi në katin e 5 kam...

Luan Baçi: Ta pret mendja që kam biznese. Jam i zoti nuk jam si ti.../Zëri.ai

Poll

MOS HUMB