Politikë

Komisionerja e BE për herë të parë në Tiranë/ Rama: Marta, duam lekët tona! Kons: Reforma në drejtësi është guri i themelit

Fjalën e tij, Rama e nisi duke u shprehur se do të donte që Mrtën ta kishte pritur në një mot me diell dhe jo në një ditë me shi si kjo e sotmja dhe e mbylli me shprehjen: E dashur Marta, duam lekët tona!

F.m
Komisionerja e BE për herë të parë në Tiranë/
Komisionerja Marta Kons dhe Kryeministri Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në një takim, Marta Kos, Komisioneren për Zgjerimin e Bashkimit Evropian. Takimi u zhvillua në Kryeministri dhe më pas, dyshja mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp, gjatë të cilët kreu i qeverisë kërkoi disbursimin e fondeve shtesë për Shqipërinë. Fjalën e tij, Rama e nisi duke u shprehur se do të donte që Mrtën ta kishte pritur në një mot me diell dhe jo në një ditë me shi si kjo e sotmja dhe e mbylli me shprehjen: E dashur Marta, duam lekët tona!

“Sot presim Komisioneren për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, në një ditë me shi edhe pse në fakt do të donim që të kishte diell. Megjithatë, ia sqarova Martës se shiu është bereqet.  Besoj se do jetë një ogur i mirë për planin e zhvillimit dhe fondet shtesë për Shqipërinë. Është kënaqësi që ju presim këtu në Tiranë. Dhe qysh në fillim dua ta përsëris publikisht se ne në rajon e kemi pritur me entuziazëm zgjedhjen tuaj, sepse ju jeni edhe e BE-së, edhe e jona. Duke qenë nga një vend i rajonit, i cili ka shkëlqyer në rrugën e vetë dhe sot është një anëtar krenar i BE-së, Sllovenia. Dhe sidoqoftë duke e pasur gjakun më pranë nesh më vjen jashtëzakonisht mirë për këtë moment ku ne jemi krenarë për atë që kemi bërë dhe ju për të na mbështetur pa rezervë. Por ne nuk e marrim mbështetjen tuaj si diçka të dhënë por të marrë çdo ditë, mbështetje e një institucioni të madh dhe shumëkërkues siç është BE-ja. Të cilën ne jemi të vetëdijshëm që duhet ta meritojmë për t’u bërë pjesë e familjes evropiane. Ne e dimë se nuk ka alternative tjetër, sepse e dimë se s’ka alternative të lirisë individuale, të barazisë para ligjit, të bashkëjetesës në diversitet. Ambicia jonë është që Shqipëria 2030 të jetë pjesë zyrtare e Bashkimit Evropian. E dashur Marta, ne duam lekët tona!”- tha Rama.

Komisionerja Kos nuk kishte ardhur duarbosh. Nga çanta që mbante në dorë ajo nxorri një kanatiere dhe ia dhuroi kreut të qeverisë. Ishte një bluzë me numrin 11 dhe me ngjyrën e yjet e flamurit të Bashkimit Evropian. Në fjalën e saj, komisionerja u shpreh se rrugëtimi i Shqipërisë në drejtim të Bashkimit Evropian është i sigurtë dhe se guri i themelit për të këtë gjë është reforma në drejtësi.

Poll

MOS HUMB