TIRANË- Jamarbër Malltezi ka vendosur që të përballet në gjyq me ish-presidentin e vendit, Alfred Moisiu. Pas deklaratave të ish-presidentit Alfred Moisiu lidhur me kompleksin "Partizani", Jamarbër Malltezi ka bërë një reagim në rrjetet e tij sociale. Në një postim në Facebook, dhëndri i kryedemokratit Sali Berisha, i cilëson shpifje deklaratat e ish-kreut të shtetit, i cili tha se toka e Klubit "Partizani" ishte shpronësuar nga italianët dhe se drejtësia duhet të kërkonte dokumentet në Itali. Por këto deklarata për Malltezin janë të pavërteta.
“Fakti që toka nuk ka qenë e shpronësuar quhet fakt i njohur zyrtarisht, përderisa është botuar në fletoret zyrtare të kohës së Italisë si tokë e rekuizuar dhe jo e shpronësuar. Për merakun e ish-presidentit që mesa duket nuk ka më aftësinë të ndjeke detaje, rikujtoj se SPAK jo vetëm ka kryer 3 muaj hetime në Arkivat e Shqipërisë, por ka bërë kërkesë edhe në arkivat e Italisë nga ku ka marre mbi 10,000 faqe dokumente, të cilat provojnë katërcipërisht atë që shkruhet në fletoret zyrtare se ajo tokë nuk ka qenë kurrë e shpronësuar. E njoftoj publikisht z.Moisiu qe meqe ky eshte nje fakt i ditur per te dhe meqe fjalet nuk mund t’i leshoje sic nuk thuhet, do kete mundesi te provoje ose jo, shpifjet e tij ne gjykate,"-shkruan në postimin e tij Malltezi.
POSTIMI I PLOTË:
Kur deklaratat e nje ish-presidenti merren nga shporta e shpifsve, Taulant Balles dhe Adriatik Docit. Ne pergjigje te shpifjeve te pastra te Alfred Moisiut, i cili ne nje interviste ne A2CNN zgjodhi te perseriste shpifjet e Taulant Balles, Karlo Bollinos, Adriatik Docit, se toka e Klubit Partizani ishte shpronesuar nga italianet dhe se drejtesia duhet te kerkonte dokumentat ne Itali, sqaroj publikun se: - Fakti qe toka NUK ka qene e shpronesuar quhet fakt i njohur zyrtarisht, perderisa eshte botuar ne fletoret zyrtare te kohes se Italise si toke e rekuizuar dhe jo e shpronsuar. (Rekuizimi është okupim për periudhë të përkohshme e pa ndryshuar pronësinë). Kaq do te qe e mjaftueshme per kedo qe respektin ligjin, por vecanerisht per nje ish-president, nese ai do te permbushte kriteret e nje burreshtetasi - respektin per ligjin dhe jo shpifjen. - Per merakun e ish-presidentit qe mesa duket nuk ka me aftesine te ndjeke detaje, rikujtoj se SPAK jo vetëm ka kryer 3 muaj hetime në Arkivat e Shqipërisë, por ka bere kerkese edhe ne arkivat e Italise nga ku ka marre mbi 10,000 faqe dokumenta, te cilat provojne katerciperisht ate qe shkruhet ne fletoret zyrtare se ajo toke nuk ka qene kurr e shpronesuar. - Zgjedhja per t’u veteposhteruar nepermjet shpifjes nuk eshte ceshtje moshe, por karakteri. Per te larguar cdo dyshim te publikut mbi kete ceshtje, e njoftoj publikisht z.Moisiu qe meqe ky eshte nje fakt i ditur per te dhe meqe fjalet nuk mund t’i leshoje sic nuk thuhet, do kete mundesi te provoje ose jo, shpifjet e tij ne gjykate.
Dje në emisionin “Off the Record”, ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka ngritur pikëpyetje mbi administrimin e dokumenteve të pronësisë dhe mënyrën si abuzohet me to në vendin tonë, duke u ndalur tek rasti i pallateve “Partizani”. Në këtë rast, sipas tij, mungesa e dokumenteve ka hapur rrugë për abuzime.
“Drejtësia e re duhet të jetë më e kujdesshme, po të nxjerrësh faktet s’mund të thonë se këto gjëra nuk ekzistojnë. Të marrim grupin e pallateve Partizani, ajo ka qenë tokë e blerë nga italianët. Tani se ku janë dokumentet unë nuk i di. Nuk bëhet asgjë pa dokumente. Edhe nëse nuk janë këtu, gjenden në Itali. Arkivat të shkojnë dhe t’i marrin, t’i mbyllin gojën. Të marrësh ta shesësh disa herë se administrata nuk është e rregullt dhe nuk gjen dokumentet, kjo nuk është e drejtë. Këtu bëhen disa gjëra që bëhen ashiqare,”- tha ish-presidenti.
Mesa duket, pikëpamjet e ndryshme, palët do i shpalosin tashmë në Gjykatë./ZËRI