Politikë

Konferenca e dytë ndërqeveritare, Rama: Shqipëria në 2030 do të ngrejë flamurin në Bruksel

Më tej, ai shtoi se deri në vitin 2030 Shqipëria do të bëhet pjesë e BE-së dhe do të ngrejë flamurin e vendit tonë në Bruksel.

I.F
Konferenca e dytë ndërqeveritare, Rama: Shqipëria në 2030 do
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas hapjes së grup-kapitullit të parë të negociatave me Bashkimin Europian në Luksemburg. Ai e quajti 15 tetorin si një ditë të paharrueshme për Shqipërinë dhe se vendi ynë u ul me dinjinet në tryezën e bisedimeve për anëtarësimin në BE. Më tej, ai shtoi se deri në vitin 2030 Shqipëria do të bëhet pjesë e BE-së dhe do të ngrejë flamurin e vendit tonë në Bruksel.

“Mirëmëngjes dhe me krenarinë e një dite të paharrueshme, ku Shqipëria u ul plot dinjitet në tryezën e bisedimeve për anëtarësim me Europën e Bashkuar, me të gjithë forcën e të vërtetave të arritjeve të mundimshme të këtyre viteve, të cilat morën të gjithë vlerësimin e merituar më në fund, si edhe me bindjen më të fortë se kurrë se Shqipëria 2030 do të ngrejë flamurin e Skënderbeut e të Ismail Qemalit në oborrin e Familjes së Europës së Bashkuar në Bruksel, ju uroj të gjithëve një ditë të re të gëzuar”, tha Rama.

Shqipëria aplikoi për anëtarësim në BE në prill 2009 dhe iu dha statusi kandidatit për në BE në qershor 2014. Ndërsa në mars të 2020 Shqipëria mori aprovimin për hapjen e negociatave dhe në korrik të 2022 BE mbajti konferencën e parë ndërqeveritare me vendin tonë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB