Politikë

Konferenca e Kryetarëve rrëzon kërkesat e opozitës për komisonet hetimore

Me shumicë votash, mazhoranca rrëzon kërkesën e opozitës për 3 komisione parlamentare

E.K
Konferenca e Kryetarëve rrëzon kërkesat e opozitës për
Konferenca e kryetareve

TIRANË- Konferenca e Kryetarëve rrëzoi kërkesën e tretë të opozitës për ngritjen e një Komisioni Hetimor për parandalimin e konfliktit të interesit për abuzimet me fondet publike.

Më herët mazhoranca refuzoi edhe dy kërkesa të opozitës për ngritjen e Komisioneve hetimore për rrjedhjen e të dhënave të qytetarëve nga sistemi TIMS si dhe një tjetër për koncensionin e sterilizimit.

Në nisje të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, deputetët e opozitës kundërshtuan vendimin e Kuvendit për përjashtimin e 10 prej tyre nga seancat për 10 ditë. Deputetja demokrate Jorida Tabaku shprehu rezerva për përjashtimin e tyre, duke nënvizuar se ligjvënësit e opozitës nuk cenuan askënd fizikisht dhe ndoqën një formë demokratike proteste.

“Përjashtimi i deputetëve të PD-së i turpshëm. Seanca u bllokua për një kërkesë legjitimi që ju e refuzuat. Ju na keni kufizuar hapësirat. Vendimi erdhi pasi ju refuzuat që të  fusni në rend një kërkesë të grupit tonë. Nuk cënuam askënd fizikisht, ishte formë demokratike proteste“, ka thënë Tabaku në mbledhje./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB