Politikë

Konferenca ndërqeveritare, Rama “mesazh” Athinës: Historia nuk mund të pengojë të ardhmen e një vendi

Ai tha se historia nuk mund të bëhet pengesë për të ardhmen e një vendi.

I.F
Konferenca ndërqeveritare, Rama “mesazh” Athinës: Historia
Edi Rama

LUKSEMBURG- Kryeministri Edi Rama, në konferencën ndërqeveritare Shqipëri-BE, i dërgoi një mesazh Greqisë dhe Bullgarisë në lidhje me bllokimin që iu bë Maqedonisë së Veriut. Ai tha se historia nuk mund të bëhet pengesë për të ardhmen e një vendi. Ai e quajti bllokimin e Shkupit si një dëm për të gjithë rajonin dhe se Maqedonia e Veriut ndryshoi edhe emrin për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian.

“Shqipëria është bërë bashkë me të tjerë me detyrim, me osmanët, italianë, jugosllavët, na detyruan të bëheshim çift me Stalinim, Mao Ce Dunim në Kinë, dhe në të gjitha këto çiftime, kuptuam se nuk duam të bëhemi çift me detyrim, por me dëshirë. Çiftimi ynë i vetëm me dëshire, është Europa. Ne e gjetëm veten të bashkuar me Maqedoninë e Veriut. Nuk ishte kaq keq, sepse mundëm të ndanim situatat tona të zymta, dukeshim pak si Vladimiri dhe Estragoni, në pritje të Godosë dhe Brukseli në atë kohë dukej fiks si imitim i Samuel Beckett. Më duhet të them që ndihemi vërtet të trishtë, e them me sinqeritet, që vëllezërit tanë të Maqedonisë së Veriut, ende nuk kanë qenë në gjendje të hyjnë në këtë fazë të procesit. Ndaj kur flas për poshtërimet tona, tri herë njëra pas tjetrës na u refuzuan fillimi i negociatave. Ajo ndryshoi edhe emrin, që mund ta niste këtë gjë. Historia nuk mund të jetë arsye për të ndaluar bisedimet e anëtarësimit të një vendi. Historia s’mund të pengojë të ardhmen dhe integrimin. Pengimi që ju bë Shkupit, dëm për gjithë rajonin!”,- tha Rama.

Sot Shqipëria do të të çelë negociatat me Bashkimin Europian për kapitujt themelorë. Sipas agjendës zyrtare në takim përfshihet hapja e pesë kapitujve:

-Funksionimi i institucioneve demokratike

-Reforma e administratës publike-

-Kapitulli 23 – Gjyqësori dhe të drejtat themelore

-Kapitulli 24 – Drejtësia, liria dhe siguria

-Kriteret ekonomike

-Kapitulli 5 – Prokurimi publik

-Kapitulli 18 – Statistikat

-Kapitulli 32 – Kontrolli financiar

Shqipëria aplikoi për anëtarësim në BE në prill 2009 dhe iu dha statusi kandidatit për në BE në qershor 2014. Ndërsa në mars të 2020 Shqipëria mori aprovimin për hapjen e negociatave dhe në korrik të 2022 BE mbajti konferencën e parë ndërqeveritare me vendin tonë./ZËRI

Poll

MOS HUMB