
SHKUP- Liderët e Ballkanit Perëndimor janë mbledhur në Shkup, një ditë para takimit për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor të miratuar nga BE. Mbrëmjen e sotme, kryeministri Edi Rama ka nxjerrë foto nga darka informale me homologët e tjerë. Në fotot e nxjerra nga Rama duket kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovachevski, ai i Kosovës Albin Kurti, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, Ndihmësi i Sekretarit të Shtetit James O’Brien, dhe kreu i BDI Ali Ahmeti.

Foto, kreu i qeverisë shqiptare, Rama i ka shoqëruar me përshkrimin: Përpara darkës së punës mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të administratës amerikane e të BE.

Më herët, Rama takoi edhe ndihmës-sekretarin amerikan i shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien./ZËRI