Politikë

Krisje e aleancës PS-PSD? Çfarë ndodhi sot në Këshillin Bashkiak të Shkodrës

Disa ditë më parë në Shkodër pati disa dorëheqje të drejtorëve rajonalë të zgjedhur nga radhët e PSD, çka u shoqërua me dyshime se mund të kishte një krisje të marrëveshjes mes dy partive dhe në këshillin bashkiak

E.K
Krisje e aleancës PS-PSD? Çfarë ndodhi sot në
Keshilli bashkiak shkoder

SHKODËR- Pavarësisht dorëheqjes së Marina Duhanit nga posti i kryetares së qarkut në Shkodër, aleanca mes PS-së dhe PSD-së në këshillin bashkiak për momentin qëndron e paprekur. Kjo u faktua nga votimi në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, ku këshilltarët e Tom Doshit bashkuan votat me socialistët për disa vendime të rëndësishme, që kishin të bënin me hapësirat publike në Shkodër.

Pjesë e diskutimeve kanë qenë dhe hapësirat në plazhin e Velipojës si dhe në Liqenin e Shkodrës. Me shumicën e votave në Këshillin Bashkiak është vendosur që 35% e hapësirës në Velipojë të ketë plazh publik në sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë që ndihma ekonomike dhe rastet e fatkeqësisë nga zjarri kanë marrë po ashtu mbështetje financiare nga ana e këshilltarëve të bashkisë Shkodër. Një pjesë të mirë të diskutimeve jashtë rendit të ditës, iu dedikua shkrirjes së Teatrit Migjeni, të cilën këshilltarët e opozitës e quajtën të papranueshme.

Nënkryetari i Bashkisë Shkodër, Onid Bejleri ritheksoi se nuk ka asnjë shkrirje, por rritje të vëmendjes në planin artistik të drejtuesve të institucioneve ndërkohë që mirëmbajtja do të kryhet nga Drejtoria e re pranë bashkisë Shkodër, e cila do të këtë në fokus të punës mirëmbajtjen e te gjithë godinave të bashkisë Shkodër.

Disa ditë më parë në Shkodër pati disa dorëheqje të drejtorëve rajonalë të zgjedhur nga radhët e PSD, çka u shoqërua me dyshime se mund të kishte një krisje të marrëveshjes mes dy partive dhe në këshillin bashkiak, që mund të çonte në bllokimin e vendimmarrjes së administratës së Benet Becit. /ZËRI

Poll

MOS HUMB