Politikë

Kriza e biznesit fason, Rama: Stimulojmë investimet në teknologji, ka ikur koha e krahut të lirë të punës

Kryeministri nuk ka dhënë detaje në lidhje me mbështetjen që qeveria do apo mund të japë për mijëra punonjës që janë shkarkuar në muajt e fundit nga bizneset fason

E.K
Kriza e biznesit fason, Rama: Stimulojmë investimet në teknologji, ka
Rama takim me biznesin fason

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e biznesit fason, të cilët prej muajsh kanë njoftuar krizën si pasojë e rënies së kërkesës nga kompanitë e huaja, por edhe për shkak të zhvlerësimit që ka pasur euro për muaj me radhë. Për pasojë qindra vende pune janë shkurtuar, ndërsa Rama ka bërë me dije masat që do të ndërmerren për të ndihmuar këtë sektor. Sipas Ramës ndërhyrjet ë qeverisë do të bëhen për të stimuluar transforimin në teknologji dhe inovacion, si dhe do të mbështesë sektorin përmes mekanizmit të garancisë sovrane.

Ndërkohë kryeministri nuk ka dhënë detaje nëse qeveria ka apo jo një plan për të mbështetur mijëra punonjës të sektorit fason që janë pushuar në muajt e fundit. Kompanitë më të mëdha të fasoneve, të përqëndruara në disa qytete të ndryshme të vendit, prej kohësh kanë njoftuar për pushime masive nga puna, për shkak të rënies së kërkesës për prodhim.

Postimi i plotë i Ramës

Në “Shtëpinë e Biznesit” me përfaqësuesit e shoqatës së industrisë me material porositësi (fason), për të diskutuar mbi nevojat për transfomimin e mëtejshëm të sektorit, në shembullin e kompanive lider në sektor; masat mbështetëse që do të ndërmarrim për kapërcimin e sfidave të zhvillimit; domosdoshmërinë e të kuptuarit nga të gjithë aktorët e sektorit të faktit se koha e krahut të lirë të punës si avantazh konkurrues ka përfunduar prej disa kohësh tanimë dhe ky fakt përballet vetëm me investime në teknologji e inovacion, e me paga dinjitoze rrjedhimisht.

Ndërhyrjet e dakordësuara do të stimulojnë pikërisht transformimin dhe investimet në teknologji e inovacion, duke mbështetur me shpejtësi nevojën për likuiditet, nevojën për kreditim të lehtësuar, si edhe për burime njerëzore të kualifikuara:

Rimbursim i shpejtë i TVSH përmes një kanali të dedikuar për kompanitë e kësaj industrie.

Ofrimi i një mekanizmi lehtësues (overdraft) për disponimin e shpejtë të likuiditetit, sipas kontratave me porositësit që kompanitë duhet të fusin në prodhim.

Një garanci sovrane për investime në teknologji dhe inovacion.

Një skemë financimi për ngritjen e një akademie profesionale për manifakturën dhe trajnimet përkatëse në kompani.

Qeveria do të rrisë angazhimin e saj për ta mbështetur më tej këtë sektor që të mbyllë vetë ciklet e prodhimit, si dhe të bëhet më produktiv e më konkurrues duke fuqizuar markën “Made in Albania”. 

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB