Politikë

Ku është Ilir Meta? Avokati: Ka ikur, ka ardhur e do ikë prapë, sot pashë disa foto

Ai shtoi se sot ka parë disa foto të kreut të PL-së me disa miq të tij, por nuk e zbuloi vendndodhjen.

F.m
Ku është Ilir Meta? Avokati: Ka ikur, ka ardhur e do ikë
Ilir Meta

TIRANË- Avokat Genc Gjokutaj ka zbuluar se komunikon rregullisht përmes telefonit me kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe se sipasj tij, është në gjendje shumë të mirë. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Gjokutaj u pyet për vendndodhjen e Metës dhe tha se ka dalë nga Shqipëria, është kthyer dhe se me siguri do të lëvizë sërish. Ai shtoi se sot ka parë disa foto të kreut të PL-së me disa miq të tij, por nuk e zbuloi vendndodhjen.

“Ndaj zotit Meta janë aktivizuar disa që s’dua t’u përmend emrat. Janë vënë njerëz me të kaluar të dyshimtë për të përpiluar kallëzime. Meta është prej gati 5 vjet është në sulm permanent. Meta nuk është pyetur. Hetimet kanë vazhduar. Nuk flitet për letërporosira. Berisha dhe Meta janë aleatë të një koalicioni, dhe në çfarëdolloj situate të gjendjen, nuk kërkojnë ndihmë. Futja e zotit Meta në këtë betejë të Berishës do të ishte e tepër dhe e rekomandoj të mos marrë pjesë. Meta çdo muaj shkon takon fëmijët, shkon për arsye shëndetësore. Meta nuk ka cilësi në proces, nuk i është bllokuar dalja jashtë vendit. Është hapur ky muhabeti i Berishës dhe tashmë është krijuar perceptimi. Me Metën komunikoj telefonisht, është shumë mirë. Nuk më duhet se ku ndodhet. Ai ka ardhur, ka ikur. Do iki, do vijë prapë. Mbrëmë kam parë disa foto me disa miq në Shqipëri, nuk e di tani,”- tha Gjokutaj.

Poll

MOS HUMB