Politikë

Rama: Në Thumanë familjet u ndanë që të fitonin sa më shumë shtëpi

Ai tha se duke qenë se për çdo kryefamiljar apo kurorë jepej një shtëpi, ka pasur familje që janë ndarë në mënyrë që të fitonin një banesë shtesë.

F.m
Rama: Në Thumanë familjet u ndanë që të fitonin sa
Edi Rama

THUMANË- Kryeministri Edi Rama ka treguar se procesi i rindërtimit në Thumanë, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, ka sjellë dhe shumë problematika. Teksa bënte falenderimet dhe fliste për fushat sportive në këtë zonë, kreu i qeverisë tregoi dhe ç’kishte dëgjuar gjatë programit të strehimit të familjeve që mbetën pa shtëpi për shkak të tërmetit. Ai tha se duke qenë se për çdo kryefamiljar apo kurorë jepej një shtëpi, ka pasur familje që janë ndarë në mënyrë që të fitonin një banesë shtesë.

“Mos besimi në Thumanë ishte total. T’u thoshe atyre do t’i bëjmë të gjitha, mos kini merak se do t’i bëjmë mirë, ishte si me ju thënë, ‘hajde dëgjoni dhe ca rrena’. Ndër gjërat që u thashë kur diskutuam atë natë, ishte se u thashë do bëjmë më shumë fusha. ‘Aaaa’, më thoshin. Kur filluan gjërat të ndërtoheshin, filluan dhe sherret mes familjeve. Ka ndodhur dhe një ndarje në një familje për të fituar shtëpi më shumë. Gjëra që ndodhin. Ishte programi i tillë, jepej shtëpi për çdo kurorë,”- tha Rama ndër të tjera.

Poll

MOS HUMB