
TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe, është zëri i vetëm nga mazhoranca që ka reaguar mbi zhvillimet e fundit nga kompania Kurum në Elbasan, e cila së fundi ka mbyllur fabrikën, me pretendimin se ka vështirësi ekonomike. Braçe iu kërkon institucioneve shqiptare që të verifikojnë bilancet e kësaj kompanie që nga viti 2018, ku sipas tij ka dalë me fitim, edhe për shkak se aktiviteti i tyre është në kufijtë e monopolit. Sipas Braçes, Kurum ka pasur shitje dhe fitim, favorizuar nga rritja e sektorit të ndërtimit në Shqipëri, por edhe situata e tregtisë ndërkombëtare të metaleve. Braçe këmbëngul se Kurum po merr peng shtetin shqiptar përmes punonjësve, dhe se kësaj situate i duhet që t’i jepet fund.
POSTIMI I BRAÇES
KURUM NUK NA BEN DOT PER BUDALLENJ! KURUM NUK E MERR DOT OSH KETE VEND! LODRA ME FALIMENT-KETE KETU VESHTIRESI EKONOMIKE, DUHET TE MARRE FUND!
Kurum pranoi dje se ka nderprere punen ne dy prej segmenteve me te rendesishme, fitimprurese ne proceset e prodhimit; ka lajmeruar punetoret per nderprerje te kontrates dhe per VIJIMIN E PAGESES PER TRE MUAJ TE TJERE-koha e mire per lodrat e saj!
Ajo qe me beri pershtypje dje ishte deklarimi per VESHTIRESI EKONOMIKE; pra jo me FALIMENT-ai eshte konsumuar njehere, por veshtiresia ekonomike!!! Ouuu po si keshtu? CILI KA QENE REZULTATI FINANCIAR I KURUM PER 2018, 2019, 2020,2021, 2022, 2023? Duke dale nga TERMETI e duke hyre ne RINDERTIM, shoqeruar me rriten rritje te larte ne sektorin e NDERTIMIT-privat por edhe te INVESTIMEVE PUBLIKE, Kurum nuk ka qene asnje vit me HUMBJE, me FITIM ka qene!
A këtu?! Si ka mundesi?! Ku kane shkuar FITIMET?! Shikoni, Kurum e ka bere nje here kete loje, shume me te madhe-me FALIMENTIM, ngjarje qe duhet verifikuar sot se au mbyll ne perputhje me ligjin apo jo;
NUK DUHET LEJUAR TA BEJ ME! Vecanerisht duka marre peng PUNETORET!
View this post on Instagram
Disa ditë më parë, teksa ishte në qendër të akuzave për trafikun ndërkombëtar të mbetjeve toksike, 500 punëtorë u flakën në rrugë nga Kurum me argumentin se kostot e prodhimit janë të larta. Nga 1 gushti firma ka ndaluar prodhimin dhe nga 20 gushti edhe përpunimin. Aktualisht KURUM është në qendër të akuzave pas lajmit se mbetjet e dyshuara si të rrezikshme të kësaj kompanie, iu shitën kompanisë Sokolaj dhe u bllokuan në Tajlandë, pasi nuk kishte autorizim për tu pranuar.
Mbetjet toksike të cilat kaluan nga Porti i Durrësit drejt Tajlandës, mbi të cilat po hetojnë autoritet shqiptare bashkë me Olaf, thuhet se u nisën nga impianti 'Kurum' pranë metalurgjikut në Elbasan. Mbetjet toksike më pas i ka shitur tek kompania 'Sokolaj'. Më pas, 'Sokolaj' ia ka shitur këtë sasi simotrës së saj në Kroaci, GS Minerals D.o.o për 141 mijë dollarë, ndërsa kontejnerët janë nisur nga porti i Durrësit me destinacion fundor Tajlandën më 4 korrik 2024.
Kompania “Kurum” nuk ka një histori të lumtur në Shqipëri dhe ka qenë objekt i lajmeve të herëpashershme në media. Denoncimet e punonjësve për shkurtimet e vendeve të punës, kushtet e këqija në punë, ndotja e mjedisit në qytetin e Elbasanit janë kryefjala që shfaqet për këtë kompani. Sot një grup i Prokurorisë dhe Inspektoriatit zbriti në ambientet e KURUM, por siç edhe kuptohet nga deklarata e KURUM, fundi për ta ishte afër dhe një tjetër kompani e huaj, kësaj here kineze do të vijë. /ZËRI