Politikë

'Kush ju katandisi ashtu?'/ Rama i tregon gazetarit italian foton kur u dhunua: Ma bëri burimi yt prestigjioz

Edi Rama i tregoi një foto që i është bërë në momentin kur është dhunuar në vitin 1996 teksa kthehej në shtëpi.

k.m.
'Kush ju katandisi ashtu?'/ Rama i tregon gazetarit italian foton kur
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka treguar gazetarit italian, Giorgio Mottola, i ka treguar për kohën kur edhe ai punonte si gazetar pranë gazetës "Koha Jonë". Gjatë intervistës me gazetarin Giorgio Mottola për emisionin "Report" në "RAI 3", i tregoi një foto që i është bërë në momentin kur është dhunuar në vitin 1996 teksa kthehej në shtëpi.

PJESË NGA INTERVISTA: 

EDI RAMA: Unë ju flas për faktin. Për mua, të bësh gazetarin, është një gjë e madhe. Ky jam unë.

Rai3: Jeni ju këtu në foto?

EDI RAMA: Jam unë.

Rai3: Çfarë ju ndodhi? Me flokë, nuk ju njoh.

EDI RAMA: Sepse unë bëja gazetarin.

Rai3: Në ‘97-ën.

EDI RAMA: Ky jam unë.

Rai3: Kush ju katandisi kështu?

EDI RAMA: E patë që i kisha vendosur mbrapa. M’i solli një vajzë, e cila ka çelur një ekspozitë për lirinë e shtypit dhe i nxori, edhe pse i thashë që janë parë tashmë. Unë e di çfarë do të thotë të jesh gazetar.

Rai3: Kush ju katandisi ashtu, Kryeministër?

EDI RAMA: Burimet prestigjioze që keni intervistuar ju për serinë e parë.

Rai3: Nuk ka qenë as burim, as i intervistuar. Po të kishte qenë për opozitën dhe çështjen e opozitës, do të vija te ju, për t’ju intervistuar për Berishën, po të kishte qenë çështje e opozitës.

EDI RAMA: Mos më përmendni më emra këtu. Më pyetët “kush”? Unë ju dhashë përgjigje. Nuk është ai tema. Tema është kjo. Unë e di çfarë do të thotë të luftosh për lirinë e fjalës. Di edhe çfarë do të thotë të kesh ende mbi lëkurë shenjat, këtu dhe këtu.

Rai3: Po sot ju kontrolloni mediat në Shqipëri. Pjesa më e madhe e medias është në shërbim të qeverisë.

EDI RAMA: Po thoni një tjetër gënjeshtër.

Rai3: Sa herë që ju flas, ju them një gënjeshtër, ta hajë dreqi.

EDI RAMA: Ju jeni i ngarkuar plot me gjysmë të vërteta. Kjo nuk është gazetari, kjo është gazetari e lehtë. Ju thoni unë bëj gazetari sikur të keni një kartë imuniteti… Më lini të mbaroj. Edhe kjo tani që nuk më lini kurrë të mbaroj. Unë nuk ju ndërpreva.

Rai3: Por i ndjek talk show-t italiane.

EDI RAMA: Ju jeni në shtëpinë time, mund të më ndërprisni kur të doni. Këto janë rregullat e shtëpisë sonë.

Rai3: Absolutisht. Ju kërkoj ndjesë.

EDI RAMA: Unë, kur dëgjoj që thuhet bëj gazetarin, iu them që bëni profesionin më të rëndësishëm, sepse është profesioni i së vërtetës, jo i gjysmë të vërtetave. Dhe pastaj kur të bërit gazetarin shndërrohet në një lloj imuniteti nga e vërteta dhe thua, “jo, unë i vë të gjithë përballë, dëgjoj këtë, dëgjoj atë, dëgjoj atë tjetrin”. Po është shumë e rëndësishme si i vë përballë, sepse sigurisht, që të gjithë kanë të drejtën të flasin, por është shumë e rëndësishme sepse duhen ndjekur nga fakte, duhen ndjekur nga dokumente, duhen ndjekur nga konfirmime. Për këtë jua thashë. Tani më thoni që “ju kontrolloni mediat”. Mbi çfarë baze?

Rai3: Ka akuza…

EDI RAMA: Mbi ç’bazë?

Rai3: Akuza është që një pjesë e mirë e mediave janë shumë afër jush. Shumë prej tyre fitojnë tenderë publikë, kështu që janë në orbitën tuaj. Kjo është akuza. Ju, si i përgjigjeni? A është legjitime kjo pyetje, Kryeministër?

EDI RAMA: Duhet të më sillni një tender publik, një – hulumtoni – një që është fituar nga pronarë mediash. Pastaj, unë nuk mendoj që, nëse pronarët e mediave bëjnë edhe sipërmarrësin me gjëra të tjera, janë të detyruar të mos marrin pjesë në tenderë publikë. Unë nuk bëj tenderë, tenderat i bëjnë institucionet, po ç’është kjo./ZËRI

Poll

MOS HUMB