
TIRANË- Menjëherë pas mbarimit të seancës plenare, punonjësit e BKH-së (Byroja Kombëtare e Hetimit) po këqyrin nga afër sallën e seancave plenare në Kuvend. Gjithashtu Specialisti i Hetimit të Krimeve nga Komisariati nr.1, specialistë të Krimit kibernetik nga Drejtoria venodre e Policisë dhe ekspertë kriminalistë kanë mbërritur në sallën e Kuvendit për të mbledhur provat.
Mësohet se pas mbledhjes së provave do të referohen në SPAK edhe emrat e dy deputetëve Flamur Noka dhe Albana Vokshi për ndezjen e flakadanëve dhe pengimin e zhvillimit normal të seancës në Kuvend. Pas referimit në SPAK, do të vendoset për lëvizjet dhe masat e mëtejshme.
Deputeti Flamur Noka ishte protagonisti kryesor, i cili hodhi tymuese ngjyrë blu e portokalli dhe i vuri flakën një tufe me letra. Në një moment tentoi të hiqte dhe një prej ekranevë në Kuvend. Pas tensioneve, drejtuesja Lindita Nikolla mbylli seancën e cila zgjati vetëm 14 minuta. Në seancën e sotme mungonte kryeministri Edi Rama dhe një pjesë e madhe e ministrave të qeverisë./ZËRI