Politikë

FOTOT/ Policia futet në zyrën e Berishës, kërkon t'i marrë pasaportën

Arsyeja është komunikimi i masës së sigurisë kundrejt Berishës, i cili është lënë në ‘detyrim paraqitje’.

F.m
FOTOT/ Policia futet në zyrën e Berishës, kërkon t'i
Agjentët dhe kryedemokrati Sali Berisha

TIRANË- Përfaqësues të Policisë së Shtetit kanë mbërritur në selinë blu. Zëri.ai mëson se blutë janë ngjitur në katin e dytë dhe janë futur në zyrën e kryedemokratit Berisha. Gent Ndoji, nga sektori i krimit ekonomik është paraqitur bashkë me një kolegun e tij dhe kanë kërkuar që Berisha tu dorëzojë pasaportën. 

FOTOT/ Policia futet në zyrën e Berishës, kërkon t'i
Agjentët

Gjithashtu, ata i kanë komunikuar masën  e sigurisë Berishës, i cili është lënë në ‘detyrim paraqitje’ nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

FOTOT/ Policia futet në zyrën e Berishës, kërkon t'i
Policia në selinë blu

Nga ana tjetër, dhëndrri i Berishës, Jamaërbër Malltezi është vënë në pranga. Ai akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash në lidhje me aferën e kompleksit Partizani.

Poll

MOS HUMB