Politikë

Lirohet “toka e xanun” në Kepin e Rodonit, Rama poston pamjet: U shkulën ngrehinat...gati për 'Rilindjen Urbane 2.0'

Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Facebook, Rama ka publikuar një video, ku shkruan se ndërtesat e“tokës së xanun” janë prishur dhe do të vijojë kthesa e re për Rilindjen Urbane 2.0.”.

zh.ll
Lirohet “toka e xanun” në Kepin e Rodonit, Rama poston pamjet:
Pamje nga video e Rames

TIRANË- Aksioni i qeverisë për prishjen e ndërtimeve të paligjshme vazhdon, teksa kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga prishja e ndërtimeve në Kepin e Rodonit. Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Facebook, Rama ka publikuar një video, ku shkruan se ndërtesat e“tokës së xanun” janë prishur dhe do të vijojë kthesa e re për Rilindjen Urbane 2.0.”.

“Mirëmëngjes,

dhe me rivendosjen e rendit ligjor në trupin e mrekullueshëm të Kepit të Rodonit, ku u shkulën të gjitha ngrehinat e ‘tokës së xanun’ e ku tanimë forcat e xhenjos po pastrojnë volumet e mëdha të inerteve, si edhe me vullnetin e plotë për ta vazhduar këtë kthesë të re për Rilindjen Urbane 2.0, ju uroj një ditë të mbarë!”, shkruan Rama.

Aksioni i lirimit të hapësirave publike ka nisur pothuajse në të gjithë vendin me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Fenomeni “tokë e xanun”, sipas Ramës, nuk do të ekzistojnë më. Lidhur me këtë, ai ka bërë thirrje për të gjitha bizneset apo individët të cilët kanë zaptuar padrejtësisht hapësirat publike, t’i lirojnë menjëherë. Sakaq, kryeministri ka paralajmëruar se do të përballen me ligjin kushdo që e kundërshton aksionin./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB