Politikë

"Listat e mbyllura", Agron Duka do t’i bashkohet sërish Berishës: Jam i detyruar!

Ai u shpreh se Kodi Zgjedhor është bërë në mënyrë të njëanshme

f.t
"Listat e mbyllura", Agron Duka do t’i bashkohet sërish
Agron Duka

TIRANË-Ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor duket se kanë prekur edhe partitë e vogla. Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka në një intervistë në “Breaking”, tha se do t’i bashkohet Berishës në zgjedhjet e 2025, për shkak se detyrohet nga listat e mbyllura. Ai u shpreh se Kodi Zgjedhor është bërë në mënyrë të njëanshme. Sipas tij me interes është që të ketë marrëveshje.

“Komunikimi nuk na ka munguar, Berisha jo vetëm që komunikon me telefon, por mban edhe fjalime. E rëndësishme është të dakordësojmë interesa reciproke në kushte të krijuara. Nëse PD Berisha, Noka, Gazi, nuk na japin aq sa na takojnë, do bëjmë pjesën që ngelet. Federata e opozitës vazhdon. Nëse futem unë Fatmir Mediu, në atë 12-tshen nuk dihet kush do jetë i parë kush do jetë i fundit. Është e pritshme kjo lloj negociate. Pa interesa reciproke nuk mund të ketë marrëveshje. Nëse nuk do biem dakord, do tentojmë. Ky lloj kodi është vrasës për partitë e vogla, nuk mund të dalin vetëm. Rama nuk pranonte asnjë ndryshim se e patëm fajin vetë ne kur dolëm nga parlamenti. Nëse do ishin koalicionet, ne do hynim vetë si parti të vogla në aleancë. Gafa filloi nga dalja nga parlamenti, Kodi zgjedhor është bërë në mënyrë të njëanshme”-u shpreh Duka.

Sipas ndryshimeve në ligjin për Kodin Zgjedhore lista e deputetëve nuk do të jetë tërësisht e hapur, të paktën kështu është rënë dakord mes Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike. 1/3 do të jetë e mbyllur dhe ekskluzivitet i kryetarit të partisë, ndërsa pjesa tjetër do të "luftojë" për një vend në Parlament. Gjithashtu në Kodin e ri zgjedhor parashikohet edhe vota e diasporës./ZËRI

Poll

MOS HUMB