Politikë

Mandati i Olta Xhaçkës/ Kushtetuesja zbardh vendimin e plotë

Në vendimin e Gjykatës Kushtetuese thuhet se Kuvendi nuk ka zbatuar vendimin e saj në lidhje me mandatin e ish-ministres.

f.t
Mandati i Olta Xhaçkës/ Kushtetuesja zbardh vendimin e plotë
Olta Xhaçka

TIRANË-Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin e plotë të arsyetuar për mandatin e ish-ministres, Olta Xhaçka. Në vendimin e Gjykatës Kushtetuese thuhet se Kuvendi nuk ka zbatuar vendimin e saj në lidhje me mandatin e ish-ministres, kur votoi për të mos dërguar raportin në Gjykatën Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese ngre alarmin se sjellja e mazhorancës po krijon krizë kushtetuese dhe po cenon besimin e publikut tek drejtësia.

Në vendim thuhet se Kuvendi ka shkaktuar një mosmarrëveshje të re kushtetuese, pasi, përmes vendimmarrjes së tij, ka cenuar të drejtën kushtetuese të jo më pak se 1/10-ës së deputetëve për t’iu drejtuar Gjykatës për konstatimin e papajtueshmërisë në ushtrimin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, duke penguar mocionin e tyre pavarësisht mosekzistencës së pengesave juridiko-formale.

VENDIMI:

Në lidhje me argumentimin e Gjykatës Kushtetuese ka reaguar edhe opozita, ku thekson se maxhoranca shkeli Kushtetutën “Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin për rastin e deputetes Olta Xhaçkën, ku konstaton se mazhoranca shkeli nenin 132 të Kushtetutës, duke vënë në diskutim fuqinë detyruese të vendimeve të Gjykatës.

Në arsyetimin e vendimit të saj, Gjykata ka rrëzuar pretendimin e deputetëve të shumicës që ato janë të lirë në mënyrën sesi votojnë. “Parimi i mandatit të lirë të deputetit nuk mund të shtrihet në çështjet që kanë të bëjnë me zbatimin e vendimeve të Gjykatës në rastet kur ajo ka përcaktuar për Kuvendin detyrime konkrete që nuk lënë hapësirë vlerësimi për mënyrën e zbatimit nga ana e tij.” – thuhet në vendimin nr. 55/2024 të Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata kushtetuese ngre alarmin se sjellja e mazhorancës po krijon krizë kushtetuese dhe po cenon besimin e publikut tek drejtësia. “Gjykata arrin në përfundimin se Kuvendi nuk ka respektuar vendimmarrjen e Gjykatës, në kundërshtim me detyrimin kushtetues që buron nga neni 132 i Kushtetutës. Duke mos respektuar këtë detyrim, Kuvendi ka shkaktuar një mosmarrëveshje të re kushtetuese, pasi, përmes vendimmarrjes së tij, ka cenuar të drejtën kushtetuese të jo më pak se 1/10-ës së deputetëve për t’iu drejtuar Gjykatës për konstatimin e papajtueshmërisë në ushtrimin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, duke penguar mocionin e tyre pavarësisht mosekzistencës së pengesave juridiko-formale.

Ky refuzim i Kuvendit për zbatimin e vendimit të Gjykatës ka çuar në krijimin e një krize kushtetuese që jo vetëm cenon themelet e shtetit demokratik dhe humb besimin e publikut te shteti dhe organet e tij, por vë në diskutim edhe vetë rolin dhe funksionin e Gjykatës.”

"Si asnjë herë më parë, Gjykata Kushtetuese kërkon që mocioni për mandatin e deputetes Xhaçka të dërgohet sa më shpejt nga Kuvendi, nisur edhe nga parashikimi i nenit 66/a, pika 2 të Ligjit, që parashikon se afati maksimal për dërgimin e mocionit është jo më vonë se 6 muaj nga mbarimi i mandatit të deputetes. Ndryshe shprehet Gjykata po i mohohet asaj kompetenca për të vlerësuar papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka”, sipas shkresës së opozitës.

Mocioni ndaj ish-ministres u ndërmor nga opozita në qershor 2022 pasi bashkëshorti i saj, Artan Gaçi u shpall investitor strategjik dhe iu dha me vendim qeverie e drejta e përdorimit të brigjeve të detit para hotelit. Edhe pse prona në fjalë është tashmë subjekt i Prokurorisë së Posaçme, kjo nuk i bën socialistët që ta lënë në dorë të drejtësisë mandatin e Xhaçkës./ZËRI

Poll

MOS HUMB