Politikë

Marrëveshja e emigrantëve, Meloni: Një shembull për të tjerët

Meloni deklaroi se marrëveshja me Shqipërinë  mund të jetë shembull për vendet tjera dhe se ajo u prit me interes nga partnerët.

k.m.
Marrëveshja e emigrantëve, Meloni: Një shembull për të
Giorgia Meloni

ITALI- Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka komentuar sërish marrëveshen e emigrantëve me Shqipërinë. Meloni ndodhet në Zagreb, Kroaci, ku u takua me kreun e qeverisë Andrej Plenkoviç, për të diskutuar krijimin e aleancave të reja për ta bërë më efektive strategjinë për frenimin e fluksit të refugjatëve. 

Gjatë konferencës për shtyp Meloni deklaroi se marrëveshja me Shqipërinë mund të jetë shembull për vendet tjera dhe se ajo u prit me interes nga partnerët. Më herët Meloni është shprehur se kjo marrëveshje synon luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, parandalimin e flukseve të parregullta migratore dhe mundësinë e pritjes në Evropë vetëm atyre që kanë të drejtën e vërtetë të mbrojtjes ndërkombëtare.

"Unë mendoj se është një marrëveshje shumë inovative, inteligjente dhe më duket se është kapur me shumë interes nga partnerët e tjerë evropianë. Do të varet nga aftësia jonë për ta bërë atë të funksionojë në mënyrën më të mirë dhe mund të jetë shembull për t'u replikuar. Më vjen keq që nëse ka dikush dëshirën të ndihmojë Italinë, ai trajtohet nga disa italianë si një i pabesë. Dua të falenderoj Ramën, për mbështetjen”,- u shpreh Meloni në deklaratat e përbashkëta në fund të takimit dypalësh.

Giorgia Meloni dhe Edi Rama nënshkruan një marrëveshje për emigrantët në 6 nëntor. Italia do të ndërtojë dy qendra në Shqipëri për të pritur emigrantët, që arrijnë në BE përmes detit. Marrëveshja do të zgjasë 5 vjet, por mund të shtohet edhe me 5 vite të tjera. Gjithashtu për të pritur emigrantët do të ndërtohet vetëm një qendër. Porti i zbarkimit do të jetë Shëngjini, ndërsa Gjadri do të jetë kampi ku do të ndërtohet vendqëndrimi i tyre. Kapaciteti maksimal i numrit që do të presë qendra në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3 mijë emigrantë./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB