LEZHË – Marrëveshja për emigrantët e arritur mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeministres së Italisë Georgia Meloni ka zgjuar edhe pakënaqësi tek shumë qytetarë.
Pikërisht për të kundërshtuar marrëveshjen, qytetarët e Lezhës kanë organizuar një protestë.
“Protesta kundër marrëveshjes vazhdon. Më 18 nëntor, ora 16:00 te Obelisku përballë Turizmit”, thuhet në njoftimin e protestës.

Kujtojmë se Giorgia Meloni dhe Edi Rama nënshkruan një marrëveshje për emigrantët në 6 nëntor. Italia do të ndërtojë dy qendra në Shqipëri për të pritur emigrantët, që arrijnë në BE përmes detit. Marrëveshja do të zgjasë 5 vjet, por mund të shtohet edhe me 5 vite të tjera. Gjithashtu për të pritur emigrantët do të ndërtohet vetëm një qendër. Porti i zbarkimit do të jetë Shëngjini, ndërsa Gjadri do të jetë kampi ku do të ndërtohet vendqëndrimi i tyre. Kapaciteti maksimal i numrit që do të presë qendra në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3 mijë emigrantë.
Ndërsa një tjetër protestë do të mbahet në Tiranë të enjtën, ora 18:00. Demonstrata quhet ‘Protesta për jetën, ilaçet duhen tani” dhe do mbahet përpara Ministrisë së Shëndetësisë te Rruga e Kavajës, në Tiranë. Kjo protestë vjen për shkak se siç thonë protestuesit, në QSUT mungojnë ilaçet jetëshpëtuese.

/Zëri.ai/