Politikë

VIDEO- Mbi 5 orë në Polici, Blushi nga Komisariati: U provokova, rrugaçëria mori përgjigjen e merituar

Pas përfundimit të marrjes në pyetje, Blushi tha për mediat se ajo ishte një ngjarje e shëmtuar që erdhi si pasojë e provokimit që iu bë.

f.t
VIDEO- Mbi 5 orë në Polici, Blushi nga Komisariati: U provokova,
Tedi Blushi

TIRANË- Këshilltari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka qëndruar për më shumë se 5 orë në komisariatin e policisë, për të dhënë sqarime për të që ndodhi në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Pas përfundimit të marrjes në pyetje, Blushi tha për mediat se ajo ishte një ngjarje e shëmtuar që erdhi si pasojë e provokimit që iu bë.

Blushi: Prej 5 orësh jam në komisariatin e narkoshtetit për të dhënë sqarime për atë ngjarje të shëmtuar, me atë provokim që m’u bë sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku rrugaçëria mori përgjigjen e merituar siç e mori në dyert e këtij komisariati dhe siç do e marrë në çdo strofull të krimit. Me këtë regjim ka zero tolerancë, ka vetëm qëndresë. Përgjigja do jetë shembullore në çdo strofull, komisariat. Kush do provokojë opozitën do marrë përgjigjen në mënyrë demokratike dhe shqiptare.


Ditën e sotme Blushi u bë protagosnit i dy momenteve të tensionit në sallën e këshillit, teksa fillimisht ai ka hedhur një tufë me letra në drejtim të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe më pas ai u përfshi në një konfrontim fizik me këshilltarin socialist, Halit Valteri./ZËRI

Poll

MOS HUMB