Politikë

Mbyllet seanca plenare, Kuvendi miraton disa ligje

Kuvendi miratoi gjithashtu projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9270, datë 29.7.2004, “Për sistemin e adresave”.

f.t
Mbyllet seanca plenare, Kuvendi miraton disa ligje
foto ilustruese

TIRANË-Është mbyllur seanca plenare e mbajtur ditën e sotme. Në rendin e ditës në seancën e sotme në Kuvend ishte konstituimi i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për antikorrupsionin. Ngritja e Komisionit të Posaçëm u miratua me 74 vota pr dhe 6 kundër.

Kuvendi miratoi gjithashtu projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9270, datë 29.7.2004, “Për sistemin e adresave”. Unifikimi i adresave do të ndihmojë në eliminimin e pasaktësive në adresa që shpesh shkaktojnë vonesa e kosto shtesë. Kuvendi në seancën e sotme ka miratuar edhe projektligjin për komunikimet elektronike me 73 vota pro dhe 12 kundër./ZËRI

Poll

MOS HUMB