Politikë

Me dy identitete dhe i dëbuar nga Italia, KQZ: Kryebashkiaku i Vaut të Dejës vazhdon mandatin

Celibashi ka vendosur vazhdimin e mandatit të Krishtian Shkrelit si kryebashkiak i Vaut të Dejës.

f.t

Me dy identitete dhe i dëbuar nga Italia, KQZ: Kryebashkiaku i Vaut të

TIRANË-Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka marrë vendimin për vlefshmërinë e mandatit të kryebashkiakut socialist të Vaut të Dejës, Krishtian Shkreli. Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka vendosur vazhdimin e mandatit të Kristan Shkrelit si kryebashkiak i Vaut të Dejës, ndërsa u shpreh se “subjekti i propozuar nga PS nuk përfshihet në kushtet e ndalimit për të ushtruar funksionin publik të kryetarit”.

“Ne konstatojmë se Krishtian Shkreli, kryetar i Bashkisë Vau-Dejës, i propozuar nga PS, nuk përfshihet në kushtet e ndalimit për të ushtruar funksionin publik të kryetarit, vazhdimin e mandatit të Kristian Shkrelit si kryetar i Bashkisë Vau-Dejës. Ky vendim hy në fuqi me njëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të KQZ. Mund të bëhet ankimim në KAS prej 30 ditëve nga shpallja e këtij vendimi”,-tha Celibashi.

Shkreli, u zgjodh në krye të Bashkinë së Vaut të Dejës në zgjedhjet e 14 majit, por rrezikoi mandatin për shkak të mosdeklarimit në formularin e dekriminalizimit të një dëbimi nga Italia. Shkreli pranoi se ëshët dëbuar nga Italia, por vetëm për mungesën e dekomunetacionit dhe jo të kryerjes së ndonjë krimi./ZËRI

Poll

MOS HUMB