Politikë

Mediat greke të ashpër me humbjen e Gjikurisë: Fitoi Rama! Tavo kërcënoi qytetarët (Grekët të lumtur)

Ndryshe nga çfarë shkruajnë mediat e huaja, opinion publik i grekëve shprehet se nuk i intereson se kush fiton. Sipas tyre, për ta nuk ka rëndësi kush fitoi zgjedhjet pasi kandidatët i përkisnin minoritetit grek.

I.F
Mediat greke të ashpër me humbjen e Gjikurisë: Fitoi Rama! Tavo
Vangjel Tavo dhe Petro Gjikuria

ATHINË- Zgjedhjet e pjesshme në Himarë u panë në lupë edhe nga mediat greke. Dje, gjatë procesit të votimit për kryebashkiakun e Himarës, mediat greke raportuan në çdo moment, por edhe sot nuk e lanë pa "komentuar" fitoren e Vangjel Tavos. 

“Protothema”, në artikullin e saj shkroi se kjo ishte një ‘fitore e Ramës’ dhe jo e popullit dhe vullnetit të lirë. Media fqinje ka raportuar në mënyrë të ashpër këtë fitore, duke thënë se qytetarët u kërcënuan nga Tavo për të votuar për ta. Sipas tyre, ky ishte një plan i qeverisë së Ramës, për të penguar fitoren e Gjikurisë dhe himariotët.

“Kandidati i mbështetur nga minoriteti grek, Petro Gjikuria, në deklaratën e tij pas përfundimit të procesit zgjedhor, ftoi kundërshtarin e tij, Vangelis Tavo, të bashkëpunonte për Bashkinë e Himarës. “Unë do të jem fituesi, nëse doni të punoni për mua, jeni të mirëpritur. Jam i sigurt se banorët e Himarës më besuan”, kishte deklaruar ndër të tjera Ghikuria. Gjithashtu, Gjikuria akuzoi anëtarët e qeverisë shqiptare se po tentonin të frikësonin anëtarët e minoritetit, por siç tha ai kërcënimet e tyre ranë në vesh të shurdhër. Himariotët treguan se nuk kanë frikë dhe pjesëmarrja e tyre ishte më e madhe dhe kjo tregon se nuk e ulën kokën”, raporton “Protothema”, duke akuzuar PS se “kërcënoi” qytetarët.

Po të njëjtën linjë të ashpër mbajtën “Kathimerini” dhe “Zougla”, ato raportojnë se procesi zgjedhor u ndryshua në favor të fitores së Ramës. “Megjithatë, procesi zgjedhor u zhvillua mes ankesave nga diaspora greke për një përpjekje për të ndryshuar rezultatin zgjedhor, për llogari të regjimit të Ramës”, shkruan “Zougla” dhe “Kathimerini”.

Ndryshe nga çfarë shkruajnë mediat e huaja, opinion publik i grekëve shprehet se nuk i intereson se kush fiton. Sipas tyre, për ta nuk ka rëndësi kush fitoi zgjedhjet pasi të dy kandidatët i përkisnin minoritetit grek.

Mediat greke të ashpër me humbjen e Gjikurisë: Fitoi Rama! Tavo
Komentet e grekëve në 'Protothema'
Mediat greke të ashpër me humbjen e Gjikurisë: Fitoi Rama! Tavo
Komentët e grekëve në 'Protothema'
Mediat greke të ashpër me humbjen e Gjikurisë: Fitoi Rama! Tavo
Komentët e grekëve në 'Protothema'

*komentet e tyre janë përkthyer automatikisht nga faqja e medias greke

Grekët shprehen se zgjedhjet ishin të drejta dhe të dy kandidatët morën pjesë në numërim dhe se nuk duhet të ngriheshin akuza dhe të bëheshin komente kundër Tavos. Madje vlerësuan edhe faktin se Tavo i ofroi postin e nënkryetarit të Bashkisë, Petro Gjikurisë në mënyrë që të dy të punojnë së bashku për interesat e qytetarëve, dhe kjo nuk i bën zgjedhjet e manipuluara.

Vangjel Tavo fitoi me një diferencë me 1477 votash kundrejt kandidatit rival të koalicionit "Bashkë Fitojmë' në opozitë, Petro Gjikuria. Gjithsej, kandidati socialist numëroi në emrin e tij 5022 vota, pra 58.62%, ndërkohë Petro Gjikuria ka marrë 3545 vota, 41.38%./ZËRI

Poll

MOS HUMB