
TIRANË- Këngëtarja nga Kosova, Vesa Smolica ka qenë sot e ftuar në "Wake Up", ku ka folur më shumë rreth eksperiencës së saj në formatin e njohur të "Big Brother Vip".
Ajo ka ndarë gjithashtu mendimet e saj për lojën e disa prej banorëve. Sa i takon, Romeos dhe Julit të cilët janë vënë ditët e fundit në qendër të vëmendjes për shkak të debateve të forta, Vesa thotë se të dy po ndjekin të njëjtën strategji dhe nuk mund të vendosë se cili prej tyre mund të dalë fitues.
“Të dy i shoh në të njëjtin nivel. Nuk është se njëri bën debat më të fortë se tjetri. Nuk po bëjnë diçka më ndryshe se banorët e tjerë, por dinë ta luajnë protagonizmin më mirë se të tjerët, e kanë atë çelësin", ka thënë Vesa.
Vesa Smolica u eliminua spektaklin e së shtunës dhe i është rikthyer punës për projekte të reja muzikore./ZËRI