
TIRANË-Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta i ftuar në 'Opinion' tregoi se gjatë kohës që ishte President dhe ndodhej në Gjermani, Lulzim Basha i është lutur që të shtyja ditën e zgjedhjeve. Ndër të tjera kreu i PL deklaroi se Edi Rama ka paguar euro me Taulant Ballen te komisioni i Venecias.
Meta: U shtri atje duke mu lutur dhe nuk u regjistrua në zgjedhje. Luli është një mashtrues. Të sulmosh McGonigalin nuk do të thotë që të sulmosh SHBA. Ambasadori më i mirë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqiperi ka qenë Ilir Meta. Raporti politik me Monika Kryemadhin është tronditur thellë, pasi ajo që ka ndodhur me djegien e mandateve ishte shumë e rëndë. I lanë Kuvendin një të marri si Edi Rama. Edi Rama ka paguar euro me Taulant Ballën te komisioni i Venecias dhe ndryshonin deklaratat e tyre, për raportin e reformës në drejtësi. Korruptuan edhe një gjerman, i dhanë euro. Nuk e mbani mend ju si ndryshoheshin deklaratat, pyesni Taulant Ballën se i di këto gjëra.