
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka bërë një deklaratë të fortë këtë të shtunë nga Konventa e Partisë së Lirisë. Ai tha se do e shpallte “Non grata”, por nuk e kishte bërë për shkak të marrëdhënieve që vendi ynë ka me Italinë. Ndër të tjera ai tha se nëse do të kishte një ambasador sot që komenton dekretet e Presidentit Bajram Begaj ai i pari do të protestonte.
Bëhet fjalë për ish-ambasadorin Italian në Tiranë Alberto Cutillo, i cili komentoi dekretin e Ilir Metës, asokohe Presoident i Republkikës për anulimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit. Ish-Ambasadori tha atëherë se shtyrja e zgjedhjeve pa arritur një marrëveshje mund të sjellë probleme më të mëdha pasi sjell ndryshimin e Kushtetutës për të ndryshuar vazhdimisht ato.
Ilir Meta: McGonigalët kujtojmë se ne jemi popull pulash që na thonë shkelni kushtetutën. Kështu e bëni në vendet tuaja? I emëroni gjyqtarët tek Lana? Nuk bëhen në një vend europian këto. Prandaj respektin për partnerët që na respektojnë si popull, turp për McGonigalët. Të dali ambasadori i Italisë dhe të diskutojë dekretin e presidentit të republikës. Do e kisha shpallur non-grata, por vetëm prej marrëdhënieve me Italinë nuk e bëra. Nëse një ambasador diskuton dekretin e Bajram Begaj unë i pari do dal përpara ambasadës do mbledh njerëz. Sovraniteti i përket popullit. Nëndetësja 105 do kthehet në bazë. Kushtetuta do kthehet atje ku ishte. Të gjithë do kenë fatin e Dvoranit. Të jeni të sigurtë se nuk është vepër e sekretarit të shtetit. Është vepër e McGonigalëve. Nuk i kanë thënë se ka qenë hetues, që futi në burg ata që rrëzuan bustin e Stalinit. Ai ka kuptuar, se po ta kishte bërë me bindje do ta kishte takuar Dvoranit. Mirë dakord unë u çmenda, po ti tarrallak pse i dhe 7 vota Dvoranit. Si mundet këtë hero të antikorrupsionit të mos e çoje në GJK./ZËRI