Politikë

Meta publikon fotot dhe zbulon pse nuk iu bashkua protestës së Berishës

Meta i ka shuar të gjitha aludimet.

F.m
Meta publikon fotot dhe zbulon pse nuk iu bashkua protestës së
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk ka  marrë dot pjesë në protestën e organizuar nga Partia Demokratike me në krye Sali Berishën. Arsyet e përfolura ishin të shumta, por vetëm në mbrëmje, Meta i ka shuar të gjitha aludimet. Ai ka postuar disa foto, ku shihet se ka marrë pjesë në Forumin e Tretë Botëror në Kajro.

"Kënaqësi të merrja pjesë sot në Kajro në Forumin e Tretë Botëror: Paqe e Drejtë për Zhvillimin,"- shkruan Meta krah fotove.

Demokratët kanë zhvilluar protestën e tyre të parë pa praninë e liderit demokrat, Sali Berisha. Për dy orë e gjysmë, qindra qytetarë kanë mbushur bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Kryedemokrati Sali Berisha u shfaq përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë nga shtëpia e tij, ku ndodhet në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’. Në shesh u panë dhe fëmijët e Berishës, Shkëlzen e Argita Malltezi. Gjithashtu, mes protestuesve u fotografua dhe deputetja Jorida Tabaku, e cila nuk është pozicionuar qartë mes grupeve të demokratëve. Pas fjalës së Berishës, pati disa çaste tensione, pasi demokratët nisën të gjuanin me molotov artizanal, tymuese, kapsolla e gurë në drejtim të Kryeministrisë. Disa prej tyre rrëzuan dhe gardhin metalik.

Poll

MOS HUMB