
TIRANË- Disa nga kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike para se të hynin në selinë blu kanë folur për mediat rreth zgjedhjeve të 11 majit. Drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu u shpreh se votat u vodhën, ku qytetarët u paguan 300 euro në këmbim të saj. Më tej, ai shtoi se për këtë nuk ka pasur asnjë reagim nga organet e drejtësisë.
“I vodhi Rama zgjedhjet. Përgjegjës duhet të shkojë hajduti i vjedhjes së votave. Pse çfarë jemi ne bodigardë? Ne kemi dalë për të bërë fushatë... Nga humbja në humbje kur përdor paratë e krimit dhe të korrupsionit dhe shkon e blen një votë 300 euro, çfarë duhet bëjmë ne, A jemi bodigardë ne? Kur policia vihet në shërbim të ndarjes së parave. Kur prokuroria nuk reagon kur ne i kapnim me para, kush e ka fajin? Në Kavajë drejtojnë demokratët nuk ka patronazhistë. Banda numër një është Edi Rama”, tha Mziu./ZËRI