Politikë

Ndërtimi i apartamenteve në Tiranë? Rama: Shqiptarët jashtë vendit investojnë, pas 5 vitesh do ketë më shumë kulla

Edi Rama tha se ndërtimet do të shtohen 5 vitet e ardhshme për shkak të kërkesës, duke u shprehur se blerësit janë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.

k.m.
Ndërtimi i apartamenteve në Tiranë? Rama: Shqiptarët
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për televizioni italian të “Rai 3”, në vijim të publikimin e investigimit të emisionit “Report” duke cekur edhe temën e ndërtimeve në Tiranë. Në fjalën e tij, Rama tha se ndërtimet do të shtohen 5 vitet e ardhshme për shkak të kërkesës, duke u shprehur se blerësit janë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit. Po ashtu, u shpreh se blerja e tyre nuk ka lidhje me paratë e pista.

PJESË NGA INTERVISTA:

Pyetje: Vijmë tek çështja e narkoshtetit
Edi Rama: Po ç'narkoshtet?! Nuk iu duket se po më jepni vetë një provë të neverisë së atij programi? Të quash narkoshtet një vend që ka çelur negociatat për t'u anëtarësuar në BE. Të çelësh negociatat me BE nuk është si të hapësh një program televiziv por të mbledhës bashkë pikëpamje të përafërta, ka të bëjë me kontrollin e detyrave të shtëpisë që janë të monitoruara fakt për fakt. Po, e di, personazhet që zgjodhët të ftonit pa të drejtë replikë e mendojnë ashtu, por të gjithë kanë probleme me drejtësinë.
Pyetje: Ka pasur një rritje eksponenciale të mafias shqiptare...
Edi Rama: Kush e thotë këtë? Ishte një kohë kur në media italiane thoshte ishte "shqiptar" për çdo gjë të mundshme, ai program më la atë shije. Unë besoj që kur flitet për gjëra të tilla duhen parë faktet. Të flasësh për rritje eksponenciale do të thotë të flasës për mafia ndërkombëtare që nuk njeh kufinj, nuk njeh etni. El Doradon nuk e ka në Shqipëri, por në Holandë. Pse nuk thuhet asnjëherë që Holanda është narkoshtet? Por është shumë e thjeshtë që ta quash Shqipërinë narkoshtet.
Pyetje: Tirana është shndërruar, si janë financuar këto kulla?
Edi Rama: Para të gjithash, edhe kjo nuk është e vërtetë. Po ndërtojmë, janë një numër që po ndërtohet. Por pas 5 vitesh do të kemi shumë më tepër. Kemi angazhuar arkitektët më të mirë të botës. Dje isha në Lezhë, ku është vendi që kemi pritur afganët dhe ku do jenë qendrat dhe vetëm vitin e shkuar, në Lezhë, u shitën 500 pasuri të paluajtëshme për shtetas europianë.
Pyetje: Po në Shqipëri, 20% e apartamenteve janë bosh?
Edi Rama: Kush e thotë?
Pyetje: Të dhënat zyrtare!
Edi Rama: Jo, nuk është e vërtetë
Pyetje: Të dhënat nga konsumi i energjisë elektrike
Edi Rama: Prisni, prisni, se jeni ndotur së tepërmi nga burime informacioni që janë të njëanëshme dhe të vendosim pak balancë. E para, ne kemi dalë nga lista gri e Moneyval sepse kemi bërë një regjim shumë të fortë kundër pastrimit të parave. E dyta, shqiptarët që jetojnë jashtë nuk janë më shqiptarët që pastronin shtëpitë dhe që mund t'i trajtonin si skllevër. Janë persona që sot i paguajnë buxhetit italian vlera të konsiderueshme. Janë thuajse 40 mijë biznese të krijuara nga shqiptarët. Ne jemi shumë të lidhur me tokën, me rrënjët me shqiptarët. Ne kemi kryer një studim, pikërisht për të kuptuar që nuk gjendeshim përpara një flluske dhe doli që kërkesa, për të blerë apartamente është shumë më e lartë sesa oferta edhe sot. Pastaj, janë italianët, që blejnë në Shqipëri dhe Banka qendrore e Shqipërisë ka botuar një të dhënë, sipas së cilës, investimet e huaja në Shqipëri janë rritur kanë shënuar një rritje të menjëhershme falë investimeve të të huajve nga Bashkimi Europian, të cilët blejnë shtëpi apo zyrave në Shqipëri. Dhe bëhet fjalë për qindra miliona, jo për një...
Pyetje: Domethënë, edhe Kastrati i ndërton kullat me paratë e emigrantëve që kursejnë në Itali.
Edi Rama: Nuk e di saktësisht se kush janë, pasi janë të dhëna të përziera, por ju duhet të kuptoni që, për çdo banesë që shitet në Shqipëri bëhet kontrolli i origjinës së parave. Domethënë, ka marrë fund faza kalabreze, të themi, kur bliheshin shtëpi në Tiranë./ZËRI

Poll

MOS HUMB