Politikë

Ndryshime në qeveri! Lirohet nga detyra zv.ministri i Bujqësisë dhe inspektori i Përgjithshëm i SHISH

Po ashtu nga detyra është liruar edhe Enio Civici, zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

F.I
Ndryshime në qeveri! Lirohet nga detyra zv.ministri i Bujqësisë
Rafail Milo

TIRANË- Me propozim të kryeministrit Edi Rama, Këshilli i Ministrave ka liruar nga detyra inspektorin e Përgjithshëm të Shërbimit Informativ të Shtetit, Blend Çobani. Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, në vend të tij u emërua Rafail Milo. Milo më herët ka mbajtur deturën e ish-oficerit të Sigurimit të Shtetit.

V E N D I M

PËR

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË INSPEKTORIT TË PËRGJITHSHËM TË SHËRBIMIT INFORMATIV TË SHTETIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 12, të ligjit nr.8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ të Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Blend Çobani, inspektor i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ të Shtetit, lirohet nga kjo detyrë.
Rafail Milo emërohet inspektor i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ të Shtetit.

Po ashtu nga detyra është liruar edhe Enio Civici, zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e këshillit të ministrave, ndërsa ende nuk është bërë i ditur emri i personit që do ta zëvendësojë Civicin në këtë post. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e këshillit të ministrave, ndërsa ende nuk është bërë i ditur emri i personit që do ta zëvendësojë Civicin në këtë post.

V E N D I M

PËR

LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të   ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave.

V E N D O S I:

Enio Civici, zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB