TIRANE- Nga kabineti qeveritar janë larguar Ministrja e jashtme Olta Xhaçka, Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, Ministrja e Arsimit Evis Kushi. Xhaçka ishte akuzuar per shpalljen e bashkeshortit si investitor strategjik gje qe eshte theksuar edhe nga qeveria greke. Opozita ka kerkuar heqjen e mandatit te saj. Nga ana tjetar Krifca, vuajti vendimin e BE-së për të prerë ndihmat për bujqësinë. Edhe në një ministri shumë të përfolur u bë ndryshim, duke hequr nga shëndetësia Ogerta Manastirliun dhe duke e zvedndësuar atë me të panjohurën Albana Koçiu.
-
Pas asamblesë, Rama nxjerr kabinetin për shëtitje në kinema
5 Shtator, 22:01
Gjithsesi Rama e ruajti disi Manastirliun duke e spostuar në pozicion, duke e çuar tek arsimi gjë që i kushtoi vendin Evis Kushit e cila do punojë këtej e tutje në sekretariatin e PS-së. Nga posti i rëndësishëm i financave u largua edhe Delina Ibrahimaj, e cila gjendet në një konfikt të hapur me Belinda Ballukun, por edhe atë kryeministri nuk e ka lënë pa gjë. Ish ministrja e financave, të cilën Rama e shkarkoi njëherë në qershor tani do të drejtojë dikasterin e sipërmarjes duke lënë jashtë kabinetit Edona Bilalin.
Jashtë mbeti edhe ministrja e shtetit Milva Ekonomi e cila që prej shtatorit 2021 ishte ministre e Shtetit për Standardet dhe Shërbime, por ministria e saj u shkri.