
TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë postuar një sërë fjalimesh të njëpasnjëshme ditën e sotme. Në një status të bërë në profiling zyrtar në Facebook, ambasada e SHBA-ve publikoi pjesë të fjalimit të Sekretarit Marco Rubio, që kishte të bënte me emigrimin masiv.
"Ne duam të parandalojmë emigrimin masiv sepse ai i jep shtysë trafikimit të qenieve njerëzore. Në shumë raste, emigrimi masiv është trafikim i qenieve njerëzore. Nuk ka asgjë humanitare, asgjë të dhembshur në emigrimin masiv. Të vetmit njerëz që përfitojnë nga emigrimi masiv janë trafikantët,”- shkruhej në postim.
Por, pak orë më vonë, kanë publikuar një tjetër status, marrë nga fjalimi i mbajtur nga Samuel Samson, nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Këtë herë nuk preket vetëm emigrimi masiv, por edhe fjala e lirë apo zgjedhjet elektorale.
"Shtypja e fjalës, lehtësimi i emigrimit masiv, shënjestrimi i shprehjes së besimit dhe minimi i zgjedhjes elektorale kërcënojnë vetë themelet e partneritetit transatlantik." - Samuel Samson nga U.S. Department of State: Bureau of Democracy, Human Rights, & Labor shkruan se si partneriteti ynë duhet të bazohet në trashëgiminë e përbashkët dhe jo në konformizmin globalist,”- shkruhet në status.