Ka nisur me debate të forta dhe me përplasje fizike parlamenti gjatë ditës së sotme.
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazmend Bardhi kërkoi fjalën për procedurë, por kryeoparlamentarja Lindita Nikolli nuk e lejoi. Pas kësaj, nisi një revoltë e opozitës.
Deputeti i PS, Vullnet Sina ishte duke mbajtur fjalën e tij, kur është ndërprerë nga deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati.
Pasi seanca u ndërpre për 10 minuta, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka marrë vendimin, për përjashtimin e deputetit Nallbati për 10 ditë.
Deputetët e opozitës nuk kanë lejuar kolegët e maxhorancës, që të mbajnë fjalën e tyre. Kjo ka pamundësuar vazhdimin e seancës.
PJESË NGA DEBATI:
Lindita Nikolla: Mirë jam unë, ju si jeni? Ju dhemb krahu? Mirë e keni krahun...
Vullnet Sinaj: Bëj detyrën që të kanë votuar shqiptarët, o Flamur çfarë ke?! Jepi popullit llogari. Çfarë të bëri Garda? Gjithmonë brenda ka qenë.
Flamur Noka: T'ju vijë turp! T'ju vijë turp, që silleni sikur gjithçka është normale në këtë vend. /Zëri.ai/