Politikë

Mbyllet seanca, votohen ligjet! Pa Bardhin dhe Nokën, deputetët e PD parrulla kundër Ramës

Ndryshe nga herët e tjera, deputetët e PD kanë protestuar, duke mbajtur parrulla kundër qeverisë.

D.XH
Mbyllet seanca, votohen ligjet! Pa Bardhin dhe Nokën, deputetët e PD
Kuvendi 1

TIRANË -Ka përfunduar pas 11 minutash seanca plenare e ditës së sotme. Për shkak të skenarit të opozitës, që kanë krijuar zhurma dhe kanë bllokuar foltoren e parlamentit, kryeparlamentarja Lindita Nikolla kaloi direkt në votim. Deputetët e PS ngritën kartonin jeshil për të gjitha pikat e rendit të ditës. 

4 projektligje, 5 projekt-vendime dhe 3 akte normative janë miratuar gjatë seancës plenare të ditës së sotme në parlament. Ndërkaq, u rrëzua projektligji i deputetëve të Partisë së Lirisë, Kryemadhi, Vasili dhe Xhixho “Për indeksimin e pagës së punonjësve dhe nëpunësve në Republikën e Shqipërisë”.

Deputetët demokratë protestojnë me pankarta në duar

Deputetët e PD kanë shkuar në Kuvend edhe gjatë ditës së sotme, ku vijojnë skenarin për bllokimin e seancave. Vihet re se deputetët e PD nuk kanë mbledhur karrige pirg, në Foltoren e Kuvendit, siç kanë bërë më herët. Në parlament janë parë vetëm parrulla kundër Edi Ramës. Në një nga parrullat shkruhej : "Vrasës i pluralizmit".

Në seancën e sotme nuk janë të pranishëm Gazment Bardhi dhe Flamur Noka, të cilët janë përjashtuar me 10 ditë nga seancat dhe nga mbledhjet e Komisioneve.

Kuvendi u mblodh sot në seancë plenare me rend dite shqyrtimin e disa projektligjeve si ai i ratifikimit të marrëveshjes së financimit me Francën për programin (lnterreg VI-B) Euro Mesdhe (EURO MED) 2021-2027.

Në kalendar ishte edhe ratifikimi i marrëveshjes me Bashkimin Evropian për aktivitetet operacionale të kryera nga Agjencia Evropiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare në Republikën e Shqipërisë.

Mbyllet seanca, votohen ligjet! Pa Bardhin dhe Nokën, deputetët e PD
Kuvendi 2
Mbyllet seanca, votohen ligjet! Pa Bardhin dhe Nokën, deputetët e PD
Kuvendi 3
Mbyllet seanca, votohen ligjet! Pa Bardhin dhe Nokën, deputetët e PD
Parrulla kunder Rames
Mbyllet seanca, votohen ligjet! Pa Bardhin dhe Nokën, deputetët e PD
Parrullat kunder Rames

Në rendin e ditës ishte Akti Normativ për shtesa dhe ndryshime në buxhetin e vitit 2023, për shtesa dhe ndryshime në ligjin e tatimit mbi të ardhurat./ZËRI/

Poll

MOS HUMB