Politikë

Malltezi sot pyetet nga SPAK! Bën rekurs në Gjykatën e Lartë për masën e sigurisë

Malltezi ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar shuarje të masës së sigurisë "arrest shtëpie". Në të njëjtën kohë, rekurs në GJL ka bërë edhe SPAK.

D.XH
Malltezi sot pyetet nga SPAK! Bën rekurs në Gjykatën e Lartë
Jamarber Malltezi dhe Sali Berisha

TIRANË – Jamarbër Malltezi ka depozituar në Gjykatën e Lartë rekursin për të hequr masën e sigurisë.  Pasi fitoi lirinë në Apel dhe u la në arrest shtëpie, avokatët e Malltezit kërkojnë që ai të jetë pa masë sigurie. Avokatët argumentojnë se ai nuk ka kryer asnjë vepër penale, për të cilat akuzohet.

Rekursi është dorëzuar gjatë ditës së djeshme, ndërsa do të hidhet shorti e do të përcaktohet data dhe ora e seancës në ngarkim të Malltezit. Edhe SPAK ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë ndaj vendimit të gjykatës, që liroi nga burgu Jamarbër Malltezin.

Ditën e djeshme, në pyetje nga Struktura e Posaçme u mor kryetari i PD-së dhe vjehrri i Malltezit, Sali Berisha. Berisha dhe Malltezi janë marrë të pandehur, për abuzime me privatizimin e pronave të ish-kompleksit Partizani. Prokuroria akuzon edhe kreun demokrat për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë./ZËRI/

Poll

MOS HUMB