Politikë

Një grusht njerëzish para Bashkisë dhe ballkonit të Berishës, Noka mesazh Krysisë së PD-së: Duhet të jemi në ballë të aksionit

Noka shprehet se për opozitën fillon tashmë një stinë protestash dhe mosbindje civile

E.K
Një grusht njerëzish para Bashkisë dhe ballkonit të
Flamur Noka ne protesten te bashkia e tiranes

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, duket i zhgënjyer me pjesëmarrjen e anëtarëve të Kryesisë, në protestat e përjavshme përpara Bashkisë së Tiranës, por edhe në tubimet e përditshme poshtë ballkonit të ish-kryeministrit Sali Berisha. Në një mesazh që iu ka dërguar anëtarëve të kryesisë, teksa i uron që t’ja kenë kaluar mirë me pushime, Noka shprehet se ata duhet të qëndrojnë në ballë të aksionit qytetar. Noka nënvizon në reagimin e tij se protestat nuk janë detyrë vetëm e simpatizantëve dhe anëtarëve te thjeshtë, por fillimisht e organeve drejtuese të partisë.

“Të dashur miq. Uroj që të keni kaluar mirë pushimet. Stina e vjeshtës për PD dhe opozitën do të kthehet në një stinë protestash dhe revolte, mosbindje civile ndaj narko-regjimit me qëllim krijimin e qeverisë teknike si të vetmen rrugë për ti dhënë vendit zgjedhje të lira Ky angazhim kërkon më se paku pjesëmarrjen e çdo anëtari/e të kryesisë, të grupit parlamentar, këshillit kombëtar dhe pastaj edhe të strukturave të tjera të varësisë deri tek anëtarët dhe mbështetësit tanë në këtë aksion. Duhet të rifillojmë me angazhimin në protestat tek Bashkia dhe “Rruga e Shpresës”. Protestat nuk janë detyrë vetëm e anëtarëve dhe simpatizantëve tanë. Jemi Kryesi e PD dhe duhet të jemi në ballë të çdo aksioni, proteste, përballje dhe revoltë. Faleminderit”, shkruan Noka në mesazhin e tij.

Një grusht njerëzish para Bashkisë dhe ballkonit të
mesazhi qe i eshte derguar anetareve

Prej disa muajsh opozita zhvillon protesta të përjavshme përpara Bashkisë së Tiranës, ku kërkon dorëheqjen e Erion Veliajt, por me kalimin e ditëve është vënë re një ulje e ndjeshme e numrit të pjesëmarrësve, periudhë kjo që në fakt ka përkuar dhe me pushimet e verës. Por duket se me ardhjen e muajit shtator, dhe me rinisjen e sesionit parlamentar, opozita do të intesifikojë aksionin e saj, në rrugë, ndërsa Noka fler për stinë protestash dhe mosbindje civile. /ZËRI

Poll

MOS HUMB