Politikë

“Nuk do të ishte çudi që djali im të zgjidhte besimin hebre”, fjalimi pikant i Ramës në parlamentin e Izraelit (VIDEO)

Në fjalimin e tij, kreu i qeverisë shqiptare foli për bashkëjetesën fetare në Shqipëri, si një prej vlerave më të rëndësishme të vendit tonë

zh.ll
“Nuk do të ishte çudi që djali im të zgjidhte
edi rama

IZRAEL- Kryeministri shqiptar, Edi Rama, mbajti dje një fjalim historik në Parlamentin izraelit. Në fjalimin e tij, kreu i qeverisë shqiptare foli për bashkëjetesën fetare në Shqipëri, si një prej vlerave më të rëndësishme të vendit tonë. Duke marrë si shembull familjen e tij, ku vetë ai është katolik dhe bashkëshortja myslimane, Rama tha se nuk do të ishte çudi që një ditë, djali i tij të zgjidhte besimin hebre.

“Për t’u kthyer tek fjalimi dhe zgjedhja ime për t’u prezantuar me fjalët e një lideri arab, më lejoni që të bëj një rrëfim personal, unë nuk jam një mysliman, jam katolik por gjysma ime më e mirë është myslimane. Dy fëmijët tanë më të rritur, që janë produkt i kapitujve të mëparshëm të jetës sonë, janë krishterë-ortodoksë. Dhe më i vogli, djali ynë 11-vjeçar, do ta vendosë vetë një ditë, por duke parë entuziasmin e tij të papërmbajtshëm, kur i themi që mund të lëmë dëshira te muri i lotëve, ideja që një ditë ai mund të zgjedhë të bëhet hebre, nuk është aspak e pabesueshme”, tha mes të tjerave Rama.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB