
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka vijuar me qëndrimer e tij të ashpra për tradhtarët brenda partisë, që kanë përfituar nga lidhjet nepotike. E para në listën e sulmit ka qenë bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, dhe më pas edhe të tjerë emra që kanë mbajtur poste deejtuee në LSI. Meta tha se Kryemadhi dhe njerëzit e ngushtë të saj, kanë bërë përpjekje për të sabotuar kuorumin e Komitetit drejtues të PL-së, mbledhje e cila u zhvillua ditën e djeshme, ku pati dhe një përballje mes çiftit të bashkëshortëve.
Një prej emrave që u sulmua në mënyrë të drejtëpërdrejtë nga Meta, ishte dhe ish-deputetja dhe ministrja nga radhët e LSI-së Klajda Gjosha. Edhe pse nuk e përmendi në emër, Meta u shpreh se “një shoqe që e bëri ministre”, nuk erdhi dhe as nuk iu përgjigj mesazhit të tij për mbledhjen e Komitetit Drejtues, pasi Kryemadhi i kishte kërkuar që ta sabotonte.
Paradoksalisht me teoritë e sabotimit të Metës, vetë Kryemadhi ishte përballë tij gjatë ditës së djeshme, ku kërkoi që t’i jepej fund kokave të prera në PL. Klajda Gjosha, ka qenë pjesë e qeverisë si ministre e jashtme, dhe njihet si një person i afërt me Monika Kryemadhin.
“Nepotizmi është ai që nuk na bëri të mundur një shoqen tonë që e bëmë dikur ministre për ta promovuar për vlerat e reja dhe edukimin e saj sipas konceptit tim, që të ishte prezentë në mbledhjen e kaluar të Komitetit. Ajo ka qenë e rregullt në çdo mbledhje dhe kurrë nuk i kisha kërkuar të vinte.
Për herë të parë Ilir Meta që e bëri ministre e mori në telefon dhe i tha ‘faleminderit shumë që ke qenë e pranishme në mbledhjet e Komitetit Drejtues dhe kam një lutje që dhe nesër të jesh prezente, nuk dua angazhim të flisni por vetëm të jeni prezente’. Sepse kishte një përpjekje për të sabotuar kuorumin e mbledhjes së Komitetit Drejtues Kombëtar.
Nepotizmi e bëri atë që kur të më dalë mua përpara, po më doli, dhe unë do përpiqem ta qetësoj, të skuqet. Sepse i kanë thënë ‘si do shkosh ti atje, ty s’të bëri Ilir Meta, ty të bëra unë, shoqja e Agim Neshos. Të bëmë ne’, prandaj nuk erdhi. A mundet një njeri që si kishte vajtur mendja kurrë që të bëhej ministre, jo vetëm që nuk tha se nuk vinte po as nuk ktheu përgjigje dhe të shpikte një gënjeshtër të bardhë që ‘jam pa qef’?!”, tha Meta.
/ZËRI