TIRANË- Vula e Partisë Demokratike tashmë është në duar të Sali Berishës. Vendimi u mor sot nga Gjykata e Apelit, trupa gjykuese e të cilës vendosi që t'i dorëzojë vulën "Rithemelimit". Kaq ka mjaftuar që në selinë blu të nisë festa. Militantët janë mbledhur në selinë e Partisë Demokratike dhe kanë filluar festën me këngë dhe valle. Në sfond dëgjohet kënga e Fatmira Breçanit, ndërsa militantët i dedikojnë edhe disa rreshta liderit historik të PD-së.
“O Sali, o hero, ty gjithë Shqipëria të do,”- dëgjohet teksa këndojnë militantët, madje një prej tyre është i veshur me kostum popullor.
MOMENTI ME VIDEO: