Politikë

Pamjet- Takimi i Ramës, mijëra shqiptarë jashtë stadiumit Galatsi, valëvisin flamujt kuqezi

Jashtë stadiumit vihet re një pjesëmarrje e madhe qytetarësh, që presin të hyjnë në sallë

E.K
Pamjet- Takimi i Ramës, mijëra shqiptarë jashtë stadiumit
Shqiptaret ne Athine

GREQI- Mijëra shqiptarë pritet që të jenë të pranishëm në takimin që do të zhvillojë kryeministri Edi Rama, mesditën e sotme në Athinë. Mediat greke kanë publikuar pamjet nga jashtë stadiumit Galatsi, ku shqiptarër shfaqen në radhë për të hyrë në sallën e mbyllur ku do të mbahet takimi. Shumë prej tyre janë pajisur me flamujt kuqezi, të cilër valëviten në qendër të Athinës.

Pamjet- Takimi i Ramës, mijëra shqiptarë jashtë stadiumitPamjet- Takimi i Ramës, mijëra shqiptarë jashtë stadiumitPamjet- Takimi i Ramës, mijëra shqiptarë jashtë stadiumitPamjet- Takimi i Ramës, mijëra shqiptarë jashtë stadiumit

Kryeministri Edi Rama do të mbajë sot një takim me emigrantët shqiptarë në kryeqytetin e Greqisë, Athinë. Takimi pritet që të shoqërohet me masa ekstreme sigurie, ndërsa 1 mijë policë pritet që të jenë në terren për mbarëvajtjen e takimit. Fjala e Ramës do të paraprihet nga një performancë muzikore, ku do të jenë këngëtarër Noizy, Era Rusi dhe Ylli Baka. Rama pritet të shoqërohet në këtë takim nga pjesa më e madhe e kabinetit qeveritar. Sipas mediave greke, të pranishëm pritet të jenë 2 mijë qytetarë që kanë udhëtuar nga Shqipëria pikërishr për takimin e Ramës.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB