Politikë

Pas betimit te Presidenti Begaj, Ervin Mete i dorëzon detyrën Ministrit të ri të Financave, Petrit Malaj

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Mete u shpreh se ka qënë një rrugëtim konsolidues për institucionin dhe financat publike, që uron të vijojnë edhe më tej.

I.F
Pas betimit te Presidenti Begaj, Ervin Mete i dorëzon detyrën
Ervin Mete dhe Petrit Malaj

TIRANË- Ervin Mete i dorëzoi detyrën ministrit të ri të Financave, Petrit Malaj, pas betimit që ky i fundit bëri në Presidencë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Mete u shpreh se ka qënë një rrugëtim konsolidues për institucionin dhe financat publike, që uron të vijojnë edhe më tej.

“Duke i përcjellë detyrën Ministrit të ri. Mirënjohës dhe falenderues ndaj Kryeministrit që më besoi një detyrë me përgjegjësi kaq të lartë.

Falenderime për stafin e Ministrisë së Financave për atë që kemi arritur së bashku gjatë kësaj periudhe. Besoj ka qënë një rrugëtim konsolidues për institucionin dhe financat publike, që uroj të vijojë më tej”, shkruan Mete. /ZËRI/

Poll

MOS HUMB