TIRANË- Pas ndryshimeve në qeveri, janë mësuar dhe emrat e drejtuesve të rinj në disa institucione. Kështu Kreshnik Bajraktari, i cili deri tani ka qenë këshilltar në Ministrinë e Energjitikës dhe Infrastrukturës, do të mbajë postin e drejtorit të Autoritetit Portual të Durrësit.
Ai zevendëson në kërë post Pirro Vengun, i cili u emërua nga kryeministri Edi Rama si ministër i Mbrojtjes dhe sot pas betimit tek presidentit do të nisë punën në krye të këtij dikasteri.
Nga ana tjetër në krye të Agjensisë Kombëtare të Burimeve Natyrore do të qëndrojë Erind Sulo, duke zevendësuar në këtë post Petrit Malajn, i cili ka marrë detyrën e Ministrit të Financave, në vend të Ervin Metes. /ZËRI