Politikë

PD mbledh sot Kryesinë, pritet të diskutohet aksioni opozitar i vjeshtës

Pritet të diskutohet aksioni opozitar i vjeshtës dhe çështje të brendshme organizative.

F.I
PD mbledh sot Kryesinë, pritet të diskutohet aksioni opozitar i
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Kryesia e Partisë Demokratike do të mblidhet sot në orën 18:00. Kjo mbledhje vjen dy ditë pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD, ndërsa pritet të diskutohet aksioni opozitar i vjeshtës dhe çështje të brendshme organizative. Gjithashtu gjatë mbledhjes pritet të diskutohet edhe çështja e protestave.

Ndërkohë me firmë të Flamur Nokës, është nxjerrë një udhëzim që i lë detyrë drejtuesve politik të qarqeve dhe krerëve të degëve, të mobilizohen dhe të identifikojnë çdo person me influencë në zonat e tyre, dhe të përpiqen ta bëjnë pjesë të frontit opozitar./ZËRI

Poll

MOS HUMB